Adoleshentët, 14 % seks
që në moshën 15 vjeç

Adoleshentët, 14 % seks<br />që në moshën 15 vjeç
TIRANE- Adoleshentët shqiptarë tashmë kanë filluar të kryejnë marrëdhënie seksuale qysh kur janë në arsimin 9 vjeçar, apo në vitin e parë të gjimnazit. Ky konkluzion ka dalë pas një studimi të kryer në mbi 200 shkolla në të gjithë vendin, dhe janë anketuar 5 mijë të rinj që i përkasin moshës nga 11 deri në 15 vjeç. Ndërkohë që për këta të fundit një pyetje shtesë ka qenë edhe ajo e marrëdhënieve seksuale, ku 14 për qind e tyre kanë deklaruar se i kanë nisur ato që në moshën 15 apo 15 vjeçare. “Rezultoi se prevalenca e marrëdhënieve seksuale të fëmijët e moshës 15 vjeç (213 të anketuar) ishte dukshëm më e lartë të djemtë në krahasim me vajzat.

Shumica e nxënësve që pranuan kryerjen e marrëdhënieve seksuale raportuan se i kishin filluar ato në moshën 14 vjeç (5%) dhe 15 vjeç (6%)” thuhet në studimin më të fundit të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Po sipas këtij të fundit, kanë rezultuar edhe një sërë sjelljesh të tjera të rrezikshme nga kjo grupmoshë, siç është konsumimi i duhanit, substancave narkotike dhe alkoolit. Të dhënat tregojnë se 4.6 për qind e të rinjve nga 11 deri në 15 vjeç tymosin rregullisht duhanin dhe po kjo shifër rezulton edhe për ata adoleshentë të cilët kanë provuar të paktën një herë lëndët narkotike.

“Prevalenca e pirjes së duhanit është më e lartë tek djemtë me 7.5 për qind sesa tek vajzat ku vetëm 2. 1 për qind e tyre pranuan se konsumojnë duhan. Por ajo që u vu re ishte rritja e prevalencës së se pirjes së duhanit me rritjen e moshës” thuhet në studim, ndërsa theksohej se konsumimi i alkoolit ishte vetëm në masën 0.8 për qind për periudhën 1 mujore kur edhe është kryer anketimi. Për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, problematike ishte mbipesha tek fëmijët e kësaj moshe ku 16. 6 për qind e tyre rezultuan me kilogramë të tepërt dhe 3.3 për qind obezë dhe kjo për vetë faktin se të rinjtë nuk zgjedhin ushqime të shëndetshme por konsumojnë më shumë produktet e gatshme.

‘Produktet jo të shëndetshme kanë një frekuencë të lartë të përdorimit të tyre, të gjitha mbi masën 40 për qind. Në këto produkte futen çokollatat, lëngjet e frutave të konservuara, sanduiç, patatina si dhe ushqime kombëtare që kanë të bëjnë me byrekët dhe pitet” theksohet në studim. Por në rekomandimet e ekspertëve të shëndetit këshillohet që këto lloj produktesh të mos jenë prezentë pranë shkollave në mënyrë që fëmijët të konsumojnë mëngjes të shëndetshëm dhe fruta. Nga pyetësori rezulton se 46 për qind e nxënësve konsumojnë mëngjes gjatë 5 ditëve që janë në shkollë, ndërkohë që në studimin e realizuar 4 vjet më parë kjo shifër ishte 35 për qind, ndërsa ajo e konsumimit të frutave në masën 29 për qind.

Një tjetër gjetje që kishte të bënte me shëndetin e këtyre të rinjve ishte edhe edukata për higjienën e gojës nga ku rezultoi se gjysmat e të rinjve kujdeseshin për larjen e gojës, dhe me rritjen e moshës ky kujdes humbiste si te femrat ashtu edhe te meshkujt. “Niveli i përgjithshëm i kësaj prevalence 54.2 për qind është me i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo ato evropiane, e rendit Shqipërinë pranë Ukrainës, Letonisë etj. Vihet re se me rritjen e moshës prevalenca e larjes së dhëmbëve vjen duke u ulur, dhe kjo ka të bëjë me pavarësinë që fitojnë të rinjtë si shkak i uljes së kujdesit të prindërve” thuhet në studim. Duke parë këto nivele të sjelljeve shëndetësore, ekspertët këshillojnë për më tepër promocion shëndetësor në mënyrë që të parandalohen një sërë sëmundjesh.
 
Studimi i fundit
-Duhanprirja tek moshat 11 deri në 15 vjeçare është në nivelin 4.6 për qind
-Marrëdhëniet seksuale të hershme tek të rinjtë e marrë në studim kanë rezultuar të jenë në nivelin 14 për qind, dhe rastet hasen më shumë tek djemtë se sa tek vajzat.
-Përdorimi i lëndëve narkotike ka qene një nga pyetjet për të rinjtë e moshës 15 vjeçarë,  dhe 4.6 për qind e tyre kanë treguar se kanë provuar kanabisin.
-Mbipesha ka qenë një tjetër pikë e pyetësorit për të rinjtë dhe ka rezultuar se 16.6 për qind e të rinjve ishin mbi peshë, dhe 3.3 për qind e tyre obezë.
-Një tjetër e dhënë e studimit është se 6. 4 për qind e të rinjve tregojnë se kanë pasur zënka dhe konfrontime fizike gjatë vitit të fundit.
-Rreth 46 % e nxënësve të pyetur kanë theksuar se konsumojnë mëngjes përgjatë 5 ditëve që shkojnë në shkollë
 
Studimi i mëparshëm
-Duhanprirja tek moshat 11 deri në15 vjeçare ishte në nivelin 7 për qind
-Marrëdhëniet seksuale të hershme tek të rinjtë e marrë në studim kanë rezultuar të jenë në nivelin 14 për qind, ashtu sikurse edhe në studimin e fundit 
-Sa i përket mbipeshës në studimin e mëparshëm u vu re që 15 për qind e të rinjve kishin probleme me kilogramët e tepërt.
-Studimet e kryera në vendet Evropiane tregon se niveli i zënkave fizike shkon deri në masën 14. 3 për qind e të rinjve.
-në 35 për qind ka qenë niveli i konsumimit të mëngjesit nga fëmijët 4 vjet më parë, kur është bërë po i njëjti studim


Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan