Adoleshentët, më të rrezikuarit 
nga sëmundjet seksuale në vend

Adoleshentët, më të rrezikuarit <br />nga sëmundjet seksuale në vend
TIRANE- Fillimi i marrdhënieve seksuale në një moshë shumë të herët nga adoleshentët tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm. Por mungesa e një edukimi të mirë seksual dhe një komunikim fare minimal me prindërit, ka bërë që vetë adoleshentët të përbëjnë edhe numrin më të madh të të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Shqetësimet e prindërve për sjelljet dhe veprimet e fëmijve të tyre vijnë në një moment të vonë.

Adoleshentët prej kohësh i kanë thyer tabutë dhe aktivitetin seksual, edhe pse të paërgatitur, tani e nisin në një moshë shumë të vogël. Shifrat e Insititutit të Shëndetit Publik, por edhe të mjekëve specialistë flasin qartë për adoleshentë të cilët që në shkollat 9-vjeçare, janë konsumues të pijeve  alkolike, lëndëve narkotike si dhe çfarë është edhe më evidente ka një rritje të numrit të atyre që kryejnë marrdhënie seksuale.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, në vend 18 % e nxënësve të moshës 13-15 vjeç, kanë kryer të paktën një herë marrdhënie seksuale. Ndërkohë që fakti më shqetësues është se, për shkak të mungesës së informimit dhe neglizhencës që i bëhet mësimit të edukatës seksualenëpër shkolla, janë të paktë adoleshentët që përdorin masa mbrojtëse gjatë akteve seksuale. Sipas mjekëve infeksionistë, vitin e shkuar numri i personave që humbën jetën për shkak të sëmundjes Hiv/Aids, ishte 96 persona.

Problematika nuk qëndron thjesht në shifrat alarmante të personave të prekur me Hiv, por në moshat e vogla të cilët po preken vazhdimisht nga këto sëmundje. “ Janë shumë të rinj për të kuptuar rëndësinë e gjërave që bëjnë, dhe shpesh i justifikojnë veprimet e tyre me moshën që kanë apo me ndjesitë që marrin”, tregon për Shqiptarja.com një prej mjekëve infeksionistë. Sipas tyre përfshirja në moshë shumë të re në jetën seksuale është shumë e dëmshme dhe përbën shumë rreziqe.

“ Kjo është mosha më e rrezikuar dhe e ekspozuar për tu prekur nga sëmundjet seksualisht të Transmetueshme”, tregojnë mjekët. Por pavarësisht kësaj numri i adoleshentëve që janë të përfshirë në këto marrdhënie vjen në rritje nga viti në vit. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga të cilat preken më së shhumti të rinjtë janë Sifilizi, Hepatiti,  Klamidia, Gonorreja dhe Herpesi.

Specifikat e secilës prej këtyre sëmundjeve janë të ndryshme, por çfarë është më e rëndësishme në shumë raste ato lënë pasoja të përhershme në jetën e të rinjve. Mjekët e infektivit pranojnë se çdo ditë përballen me raste ku të rinjtë kërkojnë të bëjnë analiza apo të diagnostikohen për këto sëmundje, që në shumë prej rasteve kanë një përparim të dukshëm. Specialistët e fushës, bëjnë i bëjnë thirrje autoriteve arsimore por edhe vetë prinderve të rrisin informacionin për këto sëmundje tek adoleshentët dhe të tregohen më vigjilent në jetët fëmijveë të  tyre.

Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)