Adoleshenti i varur nga videolojërat PUBG qëllon për vdekje familjen në Pakistan

Adoleshenti i varur nga videolojërat PUBG qëllon për vdekje familjen në Pakistan

Policia pakistaneze bëri thirrje të hënën që të ndalohet video-loja jashtëzakonisht e popullarizuar PlayerUnknown's Battlegrounds (PUBG), pasi një adoleshent rrëfeu se kishte vrarë katër anëtarë të familjes së tij i tërbuar pasi e kishte luajtur lojën online për ditë të tëra.

Policia tha se Ali Zain qëlloi për vdekje nënën e tij, dy motrat e mitura dhe një vëlla më 18 janar dhe pohoi në pyetje gjatë fundjavës se loja e kishte çuar drejt këtij akti të dhunshëm.

"Ky nuk është incidenti i parë i natyrës së tij," u tha gazetarëve hetuesi i policisë Imran Kishwar në qytetin lindor të Lahore, duke shtuar "kështu që ne kemi vendosur të rekomandojmë një ndalim".

PUBG është një lojë online me shumë lojtarë "battle royale" në të cilën fituesi është i mbijetuari i fundit. Kishwar tha se Ali, 18 vjeç, jetonte në izolim të plotë në dhomën e tij dhe ishte i varur nga loja. Gazeta Dawn citoi një oficer policie të Lahores të ketë thënë se Ali "qëlloi në drejtim të familjes së tij duke menduar se edhe ata do të kthehen në jetë, siç ndodhi në lojë".

I krahasuar shpesh me serinë e librave dhe filmave të suksesshëm "The Hunger Games", PUBG është bërë një nga lojërat celulare më të njohura në botë. Autoritetet e telekomunikacionit në Pakistan më parë kanë bllokuar përkohësisht aksesin në lojë pas ankesave për përmbajtjen e saj të dhunshme. Loja është ndaluar - shkurtimisht ose përgjithmonë - në disa vende të tjera, duke përfshirë Indinë dhe Kinën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa