Policia izraelite është përleshur me protestues palestinezë në Jeruzalemin Lindor, ndërkohë që mijëra njerëz ishin mbledhur për funeralin e adoleshentit të vrarë palestinez nga një sulm që dyshohet të ishte hakmarrje izraelite. Demonstruesit palestinezë qëlluan me gurë në drejtim të policisë izraelite, ndërsa policia u përgjgij me gaz lotsjellës dhe granata në ditën e tretë të protestave.

Varrimi i adoleshentit të vrarë u organizua të premten, pas gjetjes së trupit në të cilin shikoheshin shenja të dukshme dhune. Autoritetet po hetojnë nëse vrasja është bërë për hakmarrjen e tre izraelitëve të vrarë disa ditë më parë.