BRITANI - Një adoleshente 16-vjeçare në Britaninë e Madhe u bllokua në një pusetë duke u përpjekur të merrte celularin e saj pasi i kishte rënë.
Ella Birchenough pasi i ra celulari i saj iPhone në pusetë, zbriti me këmbë në tentativë për ta tërhequr. Por, papritur ajo e gjeti veten e saj në vështirësi, dhe u bllokua në pusetë, duke mos mundur të dilte.
Një kalimtar i rastit fotografoi këtë situatë qesharake të adoleshentes 16-vjeçare. Për të dalë prej andej, u desh që të vinin forcat e zjarrfikësve.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin vajzën nga puseta ku kishte mbetur vetë, pasi kërkoi të shpëtonte Iphone-in e saj, por u desh që më vonë ajo të shpëtohej edhe vetë.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com