Një vajzë australiane me sindromën Down , po ndryshon mënyrën sesi njerëzit e shohin bukurinë, duke ndryshuar kështu edhe  fytyrën e modelingut.  Sipas një artikulli në "Daily Mail", vajza 18 vjeçare Madeline Stuart, ka firmosur kontratën e parë të modelingut me markën amerikane "Manifesta". Kompania në fjalë, krijon  veshje ku ndjek një strategji të tillë, që në vënd të numrit që pasyron masën e veshjes, kompania vendos  lule, e është pikërisht 18-vjeçarja që do të përfaqësojë llojet e ndryshme të bukurisë së grave.
 Popullariteti i të resë u rrit, kur "Daily Mail" Australian,  botoi  për herë të parë një artikull në lidhje me mënyrën se si ajo e ndryshoi jetën e saj duke bërë ndryshime në rutinën e saj. Vitin e kaluar vajza vendosi të përçëndrohet në shëndetin e saj duke u marrë me sport, me valle, me palestër, duke humbur kështu 20 kilogram. E reja 18-vjeçare, bëri bujë në mbarë botën kur ajo filloi një fushatë për t'u bërë një modele dhe për të ndryshuar steriotipet  rreth njerëzve me aftësi të  kufizuara. Tashmë ajo po mbështetet nga marka të ndryshme në SHBA, në fushatën e saj që kompanitë e ndryshme të modelingurt e jo vetëm, të rishikojnë standartet konvencionale të bukurisë.
"Ashtu si Madeline është e angazhuar për zgjerimin e ideve të njerëzve rreth asaj që mund të jetë një model,  kompania "Manifesta" është e vendosur që me anë të veshjeve që krijon të tregojë se industria e modës nuk duhet të jetë përjashtues, që një markë mund të punojë për gratë  me madhësi të ndryshme."-shprehen pëfaqësueseit e kompanisë së modës. Ndërkohë, ajo vazhdon të ketë një mbulim të gjerë në mediat ndërkombëtare, në revista dhe televizione që transmetojnë ofertat që vijnë për 18 vjeçaren sa nga Gjermania, sa nga  Hong Kong-u. Maddy dhe mamaja e saj gjithashtu janë kontaktuar nga mijëra njerëz  ,duke përfshirë edhe njerëzit me aftësi të kufizuara apo prindër të tyre.
"Sot një vajzë e vogël i dërgoi një mesazh dhe i tha se donte të falenderonte  Madeline-n. Ka kaq shumë histori si kjo, kaq shumë njerëz të tillë, të cilëve Madelin iu kishte shërbyer si frymëzim, duke përcjelë kështu mesazhe kurajoje"- shprehet nëna e Madelin.