Adori, ekselenti i ‘Qemal Stafës’ garon për të tretën herë në TIK! Nesër nis faza e parë e olimpiadave, përfundojnë në mars

Nga 13 nëntori nis faza e parë e olimpiadave në rang vendi, ndërsa finalja bëhet në mars. Report Tv sjell emocionet e para të dy garuesve, nxënës të gjimnazit ‘Qemal Stafa‘, përgatitjet dhe pritshmëritë rreth këtij konkursi që u afron të rinjve një status shumë më cilësorë arsimorë.

Dy vite që garon në olimpiadën e informatikës dhe kësaj here synon vendin e parë.

Ador Sula, ekselent nga Gjimnazi  ‘Qemal Stafa ‘me mesatare 10.0, më parë ka fitur vendin e 2 dhe të tretë.

“Në fakt ne kemi një rregull në teknologji që kemi 95% me 5% që do me thënë për çdo 5 minuta që ti lexon duhet të bësh 95 minuta praktikë dhe i gjithë rrugëtimi specifikisht i olimpiadave arrihet duke bërë pjesën praktike. Normalisht nuk është diçka që ti mund ta arrish në fazat e larta duke u përgatitur për pak muaj duhet të ketë një përgatitje disa vjeçare, duhet shumë punë për të arritur aty.”-u shpreh Adori.

I aposionuar pas informatikës dhe teknologjisë Adori tregon se nuk i është ndarë olimpiadave. Së fundmi merr pjesë në olimpiadën ballkanike.

“Normalisht do marr pjesë për të synuar përsëri vendet e para dhe për të qenë përfaqësues në Olimpiadën Ballkanike e cila do të zhvillohet në Tiran՞ vitin tjetër, gjithashtu dhe në Olimpiadën Botërore.”-tha ai.

Kristel Kokoneshi është një tjetër gjimnaziste më rezultate të larta. Të ardhmen e shikon tek arkitektura, por megjithatë o të jetë pjesë e olimpiadës së letërsisë. Subjektiviteti i lëndës nuk e tremb, ndaj maturantja ekselente ka besim te stili i saj.

“Më në fund kam gjetur një mundësi për të shprehur mendimet e mia. Mezi po pres të marr pjesë nesër. Fakti që është një lëndë subjektive është pjesa më e bukur e saj.”

Ortesnia Kosta vitin e kaluar,  fituese e çmimit të pare të olimpiadës së biologjisë në rang kombëtar, ndan me garuesit disa rekomandime.

“Duhet të kenë pasion lëndën që zgjedhin për të dhënë olimpiadë sepse kjo pjesë ka shumë rëndësi. Sugjerim tjetër është përgatitja me tezat që janë bërë më parë.”

Olimpiadat kombëtare nisin nga 13 nëntori – deri në shkurt të vitit 2024. I gjithë procesi zhvillohet nëpërmjet tre fazave. Në fazën  e parë garohet në nivel shkollash, më pas në nivel ZVA dhe në finale garohet në nivel kombëtar në të gjitha lëndët.

                                                                                                                  ZHVILLIMI I OLIMPJADAVE

                                                                                                   FAZA PARË NË NIVEL IAP -  13 NËNTOR 2023

                                                                                                   FAZA E DYTË NË NIVEL ZVAP- 2 DHJETOR  2023

M.T/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'