Rusët dhe bjellorusët pezullohen nga ceremonia hapëse e Olimpiadës 'Paris 2024'

Rusët dhe bjellorusët pezullohen nga ceremonia hapëse e Olimpiadës 'Paris 2024'

Foto ilustruese

Atletëve rusë dhe bjellorusë u është ndaluar të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiadës "Paris 2024" që do zhvillohet këtë verë në Francë.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si shenjë për të mos ashpërsuar tensionet prej thuajse dy vitesh në nivelin ndërkombëtar për sportistët rus dhe bjellorus.

Sportistët nga këto vende që kualifikohen për Lojërat Olimpike do të garojnë si atletë të pavarur pa flamujt dhe himnet e tyre pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Kremlini dënoi sot sanksionet kundër atletëve rusë dhe bjellorusë të miratuara nga Ekzekutivi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilat përfshijnë mospjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Parisit.

“Pa dyshim, ne i perceptojmë negativisht. Ato përfaqësojnë shkatërrimin e idesë së olimpizmit, shkeljen e interesave të sportistëve olimpikë. Natyrisht, kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjithë ideologjinë e lëvizjes olimpike, kjo nuk është një arritje për IOC”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në konferencë për mediet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion