Pas suksesit që kënga e Adrian Gaxhës dhe vogëlushit Florian ka korrur në “Kënga Magjike”, Gaxha ka nisur xhirimet për klipin e “Ngjyra e kuqe”.

Sipas mediave kosovare tematika e videos, e cila është duke u realizuar nga “Entermedia” në Prishtinë, do të ketë në qendër rikthimin në vitet ’40 si dhe një vajzë mjaft seksi.

Gjithashtu këngëtari ka publikuar fotot e para të xhirimeve të klipit ku duket mjaft “trendy” si gjithnjë.

Gaxha do të jetë pjesë e natës së dytë gjysëm-finale në "Kënga Magjike", e cila do të zhvillohet më datë 9 nëntor.

(xh.k/shqiptarja.com)