Lulgjuraj ka thënë se është një nder i madh për të që së bashku me Bledar Sejkon do të përfaqësojnë Shqipërinë në një kompeticion si “Eurovizioni”.
Gjithashtu këngëtari i muzikës rrok është shprehur se nuk priste të ishte fitues i Festivalit të 51 të Këngës dhe që përbën një përgjegjësi të madhe për të.
Adriani ka theksuar gjatë intervistës se kënga do të vijë me më shumë energji se më parë dhe do të jetë në shqip, si një mesazh për të gjithë shqiptarët në botë.
Gjithashtu ai shtoi se kënga do të shoqërohet edhe me një klip për të cilin do të nisin së shpejti xhirimet.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)