Shkurt JO. Nuk duhet.
Kryeministri mund të ketë rezerva ndaj veprimeve të SPAK apo BKH, kjo është e drejtë dhe legjitime. Por retorika të tipit “trimoshat me patllake” janë të papërshtatshme dhe jo serioze. Mbi të gjitha janë të dëmshme.
Pozicioni flet më fort se fjala. Kur hap gojën Kryeministri, nuk presim të dëgjojmë Fevziun apo Shakohoxhën. Nëse ka pasur nxitim, papjekuri ose shkelje protokolli nga BKH, rruga e vetme është ajo institucionale. Komunikim zyrtar, reagime formale të brendshme mes institucioneve.
Shteti nuk ka nevojë për sarkazëm publike. Ai flet pak, flet ftohtë dhe flet me përgjegjësi. Ironia është luks i atyre që nuk kanë pushtet.
Pra, edhe sikur Rama të ketë të drejtë për rregullat e sigurisë, protokolli as shpallet, as mbrohet me tallje publike. Kjo nuk rregullon asgjë. Përkundrazi, e ul autoritetin e Drejtësisë, pra të Shtetit. Rrjedhimisht, edhe të vetë Kryeministrit.
Një gabim protokollar rregullohet shpejt. Dëmtimi i autoritetit të shtetit, jo. Ta zemë se BKH ka gabuar që nuk i paska dorëzuar “patllaket” brenda në hollin e Kryeministrisë. Kryeministri gabon ku e ku më shumë kur flet me këtë gjuhë jashtë në publik.
Ai tha se dëshiron që ata të korigjohen. Kjo gjuhë nuk korrigjon, delegjitimon. Këtë bën edhe gjuha e Berishës kundër drejtësisë. Ndryshon kahu, ndryshon “stili”, por funksioni është i njëjtë. Rama përdor ironinë, përçmimin, Berisha përdor fyerjen, shantazhin. U shtrembëron emrat institucioneve, gjykatësve, prokurorëve.
Shtrembërimi i emrave nuk është lapsus, është teknikë. Qëllimi është t’u hiqet dinjiteti personal hetuesve të tyre dhe rrjedhinisht besueshmëria. Kjo është metodë e vjetër populiste.
Sigurisht, Rama flet nga pushteti, Berisha si i akuzuar. Por dëmi publik është i njëjtë. “SKAP-i i partisë” dhe “trimoshat me patllake” bëjnë të njëjtën punë. Të dy e godasin drejtësinë jo në argument, por në autoritet.
Kjo reformë u ndërtua për të pavarësuar hetimet nga politika. Mesazhi që kemi marrë kohët e fundit është që sistemi duhet të funksionojë vetëm deri aty ku nuk preken “senatorët” e ardhshëm të përjetshëm.
Në një shtet me burra shteti, as Kryeministri dhe as ish-Kryeministri nuk do t’i lejonin vetes të flisnin me këtë gjuhë. Nuk është shenjë force, është shenjë frike. Por edhe vrasje e ngadaltë e shtetit të së drejtës.
Nëse ndonjëherë ky i fundit ka patur rëndësi për ta.
Komente













Njeri qe po hum ekuilibrin
PërgjigjuKur i ke toleruar horrat e banditet me kobure eshte i veshtire rikthimi ne normalitet.
PërgjigjuShkrim brilant nuk i heq dot presjen Sot, me gjithe te metat dhe gabimet, SPAK dhe BKH jane e vetmja shprese reale per te goditur korrupsionin ne Shqiperi. Jo sepse jane perfekte, por sepse per here te pare pushteti po ndihet i bezdisur. Kur ata qe kane qeverisur per vite ndihen te kercenuar, do te thote qe dicka po funksionon. Kjo eshte arsyeja pse sulmohen kaq fort.
PërgjigjuZ.Rama ndrysho taktik. Debati me organet e drejtësisë po të ulë shumë pikë. Gjuha e përdorur ndaj tyre është e patolerueshme. Mos përdor taktikën e Berishës se vetëm do të humbasësh.
PërgjigjuKryeministri duhet te mase gjuhen qe perdor se po sillet skandal. Perpiqet te denigroje ne cdo moment. Gjuhe ordinere qe nuk i shkon nje kryeministri qe e mban veten per elitar. Po ku elita e ku ky!!!!
PërgjigjuAto gansterrat e BKHsë më përpara duhet të njihen me ligjin për armët!Kur duhen të merren me vete, kur shkojnë në këto institucione të rëndësishme të Shtetit, jo të shkojnë si gango.
PërgjigjuSikur ne “institucionet e rendesishme” te mos vidhej rendshem leku i taksapaguesve nuk do dilnin keto lloj konfliktesh qe na e kane indinjuar “sojliun” qe kemi KM.
Z. Thano ju falenderoj per kete analize brilante. Shkruan shkurt, sakte, godet ne esence dhe kjo i ben te lexueshme shkrimet tuaja.
PërgjigjuBKH me shokë duhet te mase forcat me ushtrine , pra nese shkon tek forcat e armatosura dhe tek presidenti pa e kuptuar kushtetuten rrezikon te “goditesh” kete thot NATO-a. Ndaj duhet nje procedure sesi vepron Bkh etj me fuqi supreme si Ushtria , Garda apo president republike ne fuqi (komandant ushtrie ) kemi vende si Turqia qe presidenti ka edhe kode berthamore apo Elita ajrore tokesore dhe ushtarake ! Pra BKH eshte “pupẽl” nga fuqia juridike por edhe de facto sa i perket ushtria , president republieke apo Kryeminister (i mbrojtur nga Garda ) ! Ndaj ketu ka nevoje nderhyrjaa e legjislacionit! Kanuni ?! Ne kanun thuhet kur futesh ne nje godine burrash kanunore , arma varet tek dera per te gjithe ! Ka qene protocol qe ne 1500 , 1200 edhe deri 1914! Imagjino sikur ti behet kjo presidentit dhe ai te jape urdher ushtrise per mbrojtje (urdheri zbatohet nuk diskutohet) ! Jane te papjekur nga kushtetuta ! Duhet te trajnohen !
PërgjigjuA ti qeke tyt o daj. Kush tha urdhti nuk diskutohet? Qeke akoma me kohen e xhaxhit.KUR URDHRI I DHENE NGA EORORI BIE NDESH ME KUSHTETUTEN NUK ZBATOHET o mjeshter.ushtria esht kot o plak.bajram bega esht kukull.etj etj etj.
Kjo është pika e thyerjes!! Nuk do ta ketë të gjatë ....
PërgjigjuSa prokurore paska shqiperia ? Si ka mundesi o berishist te mallkuar qe me perpara i marin lajmet gazetaret ? Mblidhni mendjen o komentues nuk jemi qeveri prokuroresh .Nuk e rezoni dot Ramen , me keto qe po penaspaku kerkon nje 97 te dyte .