Adriano Celentano:Të panjohur në
shtëpi, frikë për veten e Claudian

Adriano Celentano:Të panjohur në<br />shtëpi, frikë për veten e Claudian
“Jam i detyruar të tregoj për ngjarjet e rënda që po ndodhin në shtëpinë time në Galbiate kundër meje dhe Claudias”, ky është alarmi dhe denoncimi i bërë nga këngëtari italian Adriano Celentano.
 
“6 keqbërës të panjohur ku kishin dhe një që i ruante janë filmuar nga kamerat tona të sigurisë. Tashmë materialet i kemi dërguar në stacionin e policisë së Olginate”,
është shprehur Celentano.
 
“E gjitha ka nisur në fillim të javës së kaluar. Ata kanë thyer xhamin e makinës së së Claudias, por nuk kanë vjedhur asgjë. Bëhet fjalë për një seri veprimesh kërcënuese që na bëjnë të dyshojmë dhe të kemi frikë se ata po kërkojnë të na bëjnë keq mua dhe Claudias”, është shprehur këngëtari.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!