GJIROKASTER - Një grup arkeologësh shqiptarë dhe italianë po punojnë për të nxjerrë në dritë fakte të reja nga rrënojat e qytetit antik të Adrianopolit i cili ndodhet pranë fshatit Sofratikë në rrethin e Gjirokastrës.

Sipas bashkëdrejtuesit të ekspeditës, arkeologut Dhimitër Çondi, puna kërkimore do të përqendrohet në zonën arkeologjike pranë teatrit antik me qëllim evidentimin e gjetjeve të ndryshme.

Sipas arkeologut italian Roberto Perna një rëndësi e veçantë në këtë mision do t’i kushtohet edhe restaurimit të objekteve të ndryshme që do të zbulohen në rrënojat e qytetit antik.


(er.ci/Shqiptarja.com)