Gazetari Adriatik Doçi ka sjellë në vëmendje pasuritë e familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që ishte në pushtet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me përmasat e apartamenteve të dyshuara të disponuara nga Berisha, Doçi shkruan se ish-kryeministri zotëron plotë 40 të tilla.
Teksa e cilësoi Berishën si një nga politikanët më të pasur në Ballkan, Doçi ka shkruar se ish-kryeministri është një model që ka hyrë në politikë me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks dhe ka përdorur shtetin si levë për thyerje vilash.
“Foto lajm / 40 shtëpitë e Familjes Berisha. Hynë në politikë me nga një apartament parafabrikat, me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks. Sot janë ndër politikanët më të pasur në Ballkan duke zhvatur pasuritë publike dhe përdorur shtetin si levë të kthyer për thyerje vilash”, ka shkruar Doçi në postimin e tij në Facebook.
Komente












te flase je njeri per korrupsionin qe eshte vete i paster , ka shume te drejte por jo ky njeriu qe i beri pasurite me 140 m2 te prones qe i takonte dhendrit ........
PërgjigjuPa llogurit qa ka jash shqipnis
PërgjigjuJane ne liste dhe ca nga ato: Belgjike (Bruksel); Hollande (Rotterdam); Gjermani (Munih) dhe keshtu me radhe. Pa folur pastaj per prona nga veriu e deri ne jug te Shqiperise. E si mund t'i besosh pastaj ketyre pisave te peshtire?!