Mbesa e Uran Butkës denoncon për ngacmim seksual të drejtorit që ia kishte vënë syrin Pallatit Mbreteror

Mbesa e Uran Butkës denoncon për ngacmim seksual të drejtorit që ia kishte vënë syrin Pallatit Mbreteror

Mbesa e historianit dhe ish-deputetit të njohur Uran Butka, Alda Butka Aliçka  ka denoncuar një rast ngacmimi seksual të ndodhur ndaj saj.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Butka nuk permend emra por nga teksti lë të kuptohet hapur se bëhet fjalë për Gjergj Zaharinë, i cili ka qenë drejtor gjimnazi. 

Pak ditë më parë Zaharia u bë pjesë e konfliktit mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës në pallatin mbretëror. Princi ka denoncuar babain e Elias,Gjergjin se e ka dhunuar bashkë me ish bashkëshorten e tij ndërsa në videot e bëra publike ai duket teksa zbret shkallët me një statujë prej drurë në dorë. Princ Leka ka denoncuar se Zaharia e ka goditur me statujë druri.  

“Ky drejtori, plak tashmë, por që me siguri, ia kishte vënë syrin atij Pallatit të Pionierëve a Pallatit Mbreteror, që atëherë kur hynte në Drejtorinë Arsimore si në shtëpinë e tij, tani banon pikërisht aty e gjuan me statuja”, shkruan ajo. 

 

Thate: "Ke dash vete!", e dini vete c'ju pret!

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:

- A me con pak te Drejtoria Arsimore?

- Posi jo!-u tregova e gatshme une.

Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m'u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

- Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

- Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.

- Ok- i thashe sa per miresjellje.

U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, " faaap" shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin. U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim. Meqe ishim "tanet", cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!

Qe te mos thoshit ju "Ke dashte vete", meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova.

Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!

Nejse, une shpetova paq atehere.

Mendo nen c'presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve...

Pa jua majti, thoni, thoni "Ke dash vet mi goc!", se gati jom per sherr sot!!!

Alda Butka Alicka

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asdfg: 01/06/2024 23:10

    Burr maskara ky zaharia ...kemi degjuar bema plot nga ky zagar imoral rrugac..

    Përgjigju
  • Ora: 28/03/2024 04:30

    Sa turp , zonje kur ju ishit 35 vjec e drejtoria arsimore ishte te pallati i pionerit sot pallati brigadave e drejtori gjimnazit ishte z.zaharia nuk kishte ardh f.mbreterore ne shqiperi dhe leka Zogu ll ìshte 15 vjec ne Afrike...turp himagjinate e shfrenuar turp i legalitetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?