Adriatik Lapaj jep lajmin: 'Shqipëria Bëhet' u regjistrua si parti politike në gjykatë! Gati bashkëpunimi me Sokon dhe Shabanin

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku lajmëroi për Arbër Hitajn se lëvizja e tij është regjistruar në Gjykatë si parti politike. Sa i përket sulmeve që i bëhen, ai shpjegon se klasa e vjetër politike po e ndjen peshën e partive dhe lëvizjeve të reja në elektorat.

'Ne kemi në dorë veten, jo të tjerët. Në këtë proces , kam shtrirë dorën e bashkëpunimin me çdo subjekt që nuk ka konsumuar pushtet në 34 vite. Si sillen karshi nesh është zgjedhja e tyre. Nëse sillen me ne sikur ne kemi qeverisur Shqipërinë për 34 vite po bëjnë lojën e partisë mëmë. Klasa politike është në presionin e lëvizjes sonë. Kanë pritur që të stepesha karshi kërcënimeve, lodhjes. Unë mund të thyhem por nuk tërhiqem. Mund të më marrin jetë, por nuk ndalet lëvizja. Për të gjithë ata të rinjtë që e kanë të sinqertë këtë luftë në shenjë pjekurie i shtrijë dorën e bashkëpunimit për të shkuar përpara. Nëse bëjnë tytën baltëhedhëse do ta konsiderojmë palë me të vjetrën.'

Më tej sqaron se është në negociata të vijueshme për një bashkim forcash me Nisma Thurje.

'Jemi në negociatë të vazhdueshme me qytetarët brenda dhe jashtë. Një diell i ri pritet të lind dhe rrezatojë jetën tonë të përditshme, e kam fjalën për një klasë të re politike. Me Shabanin dhe Soko kemi ndërveprim të kënaqshëm dhe do kemi rezultat me sukses. Të tjerët janë të mirëpritur. nuk i lutemi askujt, shtrijmë dorën kujtdo.'

Sa i përket partive politike këto 34 vjet, sipas Lapajt nuk bëhet fjalë të kemi pasur parti të majta apo të djathta por dy palë, ne populli të vjedhurit dhe ata që na vjedhin.

'Në Shqipëri ndarja e majtë e djathtë është dogëm. Nuk ka ndarje. Merrje qeverisjen e djeshme të PD shikoni çfarë nocionesh të djathta do gjeni aty apo qeverisjen e sotme të Ramës çfarë do gjeni të majtë. çështja e thjeshtë nuk ka patur të djathtë apo të majtë. janë dy anë të monedhës. Ka dy palë. Kemi pengmarrësit dhe një palë tjetër të marrurit peng, ne. Hajdutët dhe të vjedhurit. Nëse dikush më thotë që këtu qeverisjen e vendit tonë kanë qenë mbi doktrinën e majtë apo djathtë nuk jam dakord. Këtu ka hajdut dhe të vjedhur. Duhet qytetarët të mobilizohen mbi parimet. Do na mbështesin masivisht. Faza e Shqipërisë tani është në ngjallje. Depolitizimi i administratës shtetërore. Ligji për referendumet. Hapja e sistemit zgjedhor. Vota e emigrantëve. Ana e ndershme e shoqërisë duhet të jetë përballë hajdutëve.'

Sipas tij zgjedhjet në Shqipëri vidhen dhe manipulohen por po të ketë masivitet ndryshimi ndodh si në 2005 apo 2013.

'Mendoj se zgjedhjet në Shqipëri në një pjesë vidhet, manipulohet. Por mendoj se përmes votës mund të bëhet çarja. Ndodhi në 2005 dhe 2013. Kishte krim të lidhur me politikën. Kur vullneti popullor është masiv bëhet ndryshimi. Ka vend për ndryshim cilësor. Nëse na besojnë ne. Mund të na japin ,1 mandat, 20, 0. E dinë njerëzit. Nëse na japin aq mandate sa qeveria e ardhshme të mos krijohet as nga ne as nga të tjerë. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Do ti çojmë sërish në zgjedhje që ata që hodhën lekët herën e parë, të mos kenë mundësi të hedhin herën e dytë. Që të mos kenë mundësi të blejnë asnjë votë.'

Së fundmi tha regjistrimin e ‘Shqipëria Bëhet’ si parti politike dhe agjendën e takimeve të kësaj partie me shqiptarët brenda dhe jashtë.

'Për herë të parë e them prej disa ditësh është parti politike në Gjykatën Civile në Tiranë dhe e regjistruar në regjistrin e partive politike. Rrugëtimi në datën 27 në shesh në Vlorë, në orën 16:30. Në 3 nëntor jemi në Dyseldorf, pastaj marrim me radhë Durrësin, Elbasanin, Korçën. Më 17 nëntor jemi në Pisa.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë

 

Kreu i 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ironizoi në Studio Live, Ilir Metën duke thënë se ka 33 vite deputet, ministër, kryeministër, kryeparlamentar, president, duke ngritur pyetjen si nuk bezdiset dhe të merret me diçka tjetër. 

'Çfarë të them 33 vjet deputet, ministër i jashtëm, ekonomie, kryeministër, kryeparlamentar, president. Nuk ka më lart. Ky shteti jonë kaq poste ka. Di unë tani? Si nuk bezdisen? Bezdiset njeriu. Është bukur dhe të peshkosh më burrë, të bësh dhe një pikturë kur perëndon dielli. Ç’është kjo, zyra, zyra, makina, makina, badigarda, badigarda. Jam i habitur. Çuditem. Këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të tyre. Nuk i lënë fëmijët të bëjnë karrierë.'

Ora 18:11
Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

 

Adriatik Lapaj i pyetur për Sali Berishën thotë në Studio Live, se po të kishte qenë babai i tij do i thoshte tërhiqu. Sipas tij kjo është qasje e gabuar për të mos lëshuar stafetë, sepse nuk do marri gjë me vete në atë botë.

'Po të kish qenë baba im, do i thoja tërhiqu. Çdo gjë ka kufi. Jeta është stafetë. Ja luftoi, dhe ja do vijë dita për të ikur nga kjo botë. Kur do na vijë stafeta. Kur linda unë Berisha u bë presidenti. Si t’ia bëj të bëhem sa Berisha që të  më vijë stafeta? Ka bërë ca gjëra mirë, ka bërë ca gjëra keq. Nuk mund trë rrimë peng kështu si brezi i prindërve tanë me Enverin. Është stafetë. Ka njeriu kënaqësi të shohi njeriu mbesat dhe djemtë të ecin.

Çfarë është qasje kështu? Sëpata, hanxharë, sikur do i marri në varr. Ç’është ky sport, sikur do i marri në atë botë. Ka një limit, ka një sens mase. Edhe ujin po ta pish pa masë kalon në gjendje kome, të bën dëm. Ç’është kjo qasje, të pangopur?! Hyra po, bëra ciklin tim 10 12 vjet hap krahun.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 16/10/2024 00:19

    Po vjehrin ish kryetar gjykate te larguar nga vetingu do e futesh ne parti? Ik o lapangjoz manipulator se je i pabesueshem. Jua beri mire Arlind Qorri qe tha nuk bej koalicion me ju se jeni te shitur.

    Përgjigju
  • Lapaj barcaleta: 15/10/2024 23:50

    Kocke e forte ishte Arlind Qorri , qe nga emri qe vuri Lapaj tregon qe eshte inferior ne politike ! Shqipëria eshte bere more mik por problem qe e Kane “çbere “ qe ne mesjete dhe nuk po merr veten ! Basti im Lapaj as 3-4000 vota nuk merr , Arlind Qori 2-5 deputet nese Lapaj Ka inteligjence futet I dyti tek lista e Qorrit , nese dalin te dy bashke me 3-5 deputet , marrin dy-tre pavarur ne 2025 i ke me komision deputetesh! Pra Qorri ka strukture dhe objektiv shinjester ! Lapaj mbetet numer 2 ose 3 nga keto partite Pse jo edhe Endri Shabani jete I 4 ne liste nese futet deputet qendron ne politike ne te kundert te hap zyr avokatie

    Përgjigju
  • fric: 15/10/2024 22:35

    Do bëj Shqipërinë ky katundari Lapanjoz...

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/10/2024 19:46

    Po ngele ashtu sic je do te japim votat or plak....ti hedhim poshte kto maskarenj qe kane udhehequr per tre dekada

    Përgjigju
    • Toni: 15/10/2024 19:57

      Me keto ve mjet qenke ti ore. Mendova mos ishe me i mir se keta po keto jan kelyshet e lali erit ore. Pu pu edhe ti me i mir se keta... etja per pushtet... mendoja se ishe i pavarur edhe ti aleanca e inceneratoreve qenke more. Jo ty qe ste jap vote por mos u befte asnjeher ky vend me tipa si ju. Ku jeni ju qe do behet shqiperia pse nuk dilni ne proteste meqe jeni shoqeri e paster civile. Uaaa sa me zhgenjyet. Kisha pershtypje te tjera per ju realisht edhe sinqerisht me mire mos kishe then do bashkohem me keta te 2. Do te kisha votuar ta them me pasterti. Tani jo me. Ska shance me te votuar. Nje mashtrues i ri ne tregun politik.

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Masa ajrore të ftohta e vranësira, parashikimi i motit për sot

Masa ajrore të ftohta e vranësira, parashikimi i motit për sot