Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.
Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.
Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.
Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.
KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.
Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.
Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.

-
Shpresa te medha ka Tik Llapa ne Kolegjin Zgjedhor po te jete gjyqtar kryesues vjehrri, besoj
Përgjigju -
Besoja Shqiperine ketij po deshe. Ky tamam mashtrues, keshtu do beje ky, mashtro ketej e mashtro andej. E tregoi veten sa pa integritet eshte.
Përgjigju -
Langaraq dole o Tik Llapaj. Ske per te bere kurre hajer ti. Harram i pac ato vita qe te besuam o pis djale.
Përgjigju -
Thank ju mbeshtesni te rinjt!keta u ben kashte e koqe per nje mandat!llapaqeni ben si cub!!keta e treguan veten qe jane me maskarenj se ata te pd dhe partia e sumes!!
Përgjigju -
Burr tipik mashtrus ,tu gris maska o llapi u shfryve vazhdo bej ndonje pune pislleku se per ate je i zoti..ne politike ske per te bere hajer.
Përgjigju -
Lapanjos qe qeka
Përgjigju -
Gerrmo o LLape gerrmo, se qenin e ngordhur do gjesh! Ik bej ndonje pune o mjeran se boll kakarise lart e poshte. Legen burre!
Përgjigju-
po ku te veje amane. Ti kthehet zanatit te avokatit dhe te vazhdoje te beje legenin dhe si avokat, me keq se cfare e ka bere deri tashti?! oi oi shqiptaret qe ju duket sikur klasa e re politike dha shprese, keta ishin pordhet e pleqve.
-









Komente
Komento