Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Komisionit për emërimin e drejtoreshës së Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës dhe me shumicë votash ka emëruar në këtë fuksion Adrijana Hoxhiçin (Adrijana Hodzic).

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimet për ministrin e Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç për punën që ka bërë ministri, Petroviç ka thënë se Komisioni ka punuar intensivisht dhe ka nxjerrë si kandidate më të suksesshme, Adrijana Hoxhiç.

Në garë për këtë pozitë kanë qenë 7 kandidat, ndërkohë ka bërë të ditur se 55 zyrtarët e tjerë do të emërohen në ditët në vazhdim, pasi që ka qenë numër i madh i aplikantëve. 
Znj.Hoxhiç, deri më tash, ka qenë shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë më herët se Zyra Administrative në veri do të hapet deri në fund të këtij muaji.

/rg/shqiptarja.com/