Një aksident ajror iu ka marrë jetën katër personave në Kaliforninë Jugore. Mediat e huaja raportojnë se aeroplani i vogël u rrëzua në anën lindore të aeroportit të Corona.
Policia dhe personeli i zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendngjarje, për t’iu ardhur në ndihmë ekuipazhit, por me aeroplanin nën flakë ishte e pamundur të kishte të mbijetuar.
Zyrtarët të personelit zjarrfikës në Corona u shprehën se afërsisht çerek hektari tokë është djegur nga flakët pas rënies së aeroplanit.
Komento