Aeroplanmbajtësja më moderne amerikane ankorohet në Split
Aeroplanmbajtësja amerikane
Ajo është ankoruar përpara portit të Splitit dhe është anija e tretë e marinës amerikane që e ka vizituar Splitin në 18 muajt e fundit.
“Prezenca ynë këtu tregon vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të përparuar drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. E mirëpresim këtë mundësi që ekipet tona të shijojnë shtetin e bukur dhe ta përjetojnë kulturën kroate, por edhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, bazuar në vlerat e përbashkëta”, ka thënë admirali Erik J. Eslich, komandanti i grupit luftarak të aeroplanmbajtëses.
Gjenerata më e re e kësaj pajisjeje i ka dy reaktorë bërthamorë dhe katër boshte.
Ajo është 332 metra e gjatë, 40 metra e gjerë, ndërsa pjesa e pistës është 78 metra e gjerë.Ajo mund të lundrojë 20 vjet pa karburant dhe ndërtimi i saj kushton 12.8 miliardë dollarë.
Ajo e ka marrë emrin sipas presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald R. Ford, i cili ka shërbyer në periudhën 1974 – 1977.Anija është nisur nga Norfollku i Shteteve të Bashkuara në maj, dhe fillimisht ka arritur në ujërat e Norvegjisë, për të arritur më vonë në Mesdhe.
Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë anija në ujërat e Krocisë, por aty pritet të kryejnë vizita zyrtarë të ushtrisë kroate dhe zyrtarë tjerë civilë.
Përveç anijeve amerikane, portet kroate janë vizituar së fundi edhe nga anije të shteteve tjera partnere të NAT0-s, përfshirë ato të Britanisë, Francës dhe Spanjës./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
43.9%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Ofertë surprizë, Cannavaro kërkon Cristian Shpendin në Zagreb
7 Janar, 11:44
-
Kroaci/ Presidenti Milanoviç akuzon kryeministrin Plenkoviçin për 'grusht' institucional: Ushtria kroate nuk do të bëjë luftërat e të tjerëve
3 Janar, 17:13
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin
30 Dhjetor 2024, 14:10
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 13:55
-
Kroaci/ Adoleshenti sulmon me thikë mësuesen dhe 5 nxënës! Ndërron jetë 7 vjeçari
20 Dhjetor 2024, 13:26
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor 2024, 09:50
-
VIDEO/ Gennaro Gattuso heq mjekrën pas 22 vitesh, arsyeja është speciale
12 Dhjetor 2024, 14:09