Një ditë pas varrimit të Ratko Mlladiçit në Beograd, Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, akuzoi Serbinë se po zhvillon “propagandë jashtëzakonisht të pistë” kundër vendeve fqinje,
Sipas tij, Serbia po përpiqet të rishkruajë historinë e fundit të shekullit XX dhe të kalojë nga pozicioni i agresorit në atë të viktimës.
“Ratko Mlladiç, së bashku me Millosheviçin, është simbol i politikës së Serbisë së Madhe, simbol i krimeve dhe gjenocidit në Srebrenicë. Është pothuajse e pabesueshme që po shohim skena të tilla në Serbi, që do të thotë se ata po rikthehen në pozicionet e viteve ’90. Serbia po bën propagandë jashtëzakonisht të pistë ndaj vendeve fqinje, ndër të cilat Kroacia është veçanërisht e rëndësishme. Serbia po armatoset gjithashtu. Janë tre elementë që tregojnë se situata atje është serioze”, deklaroi Jandrokoviç.
Lajmi kryesor:
BE paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë pas nderimeve për Ratko Mlladiçin! Von der Leyen: Pamje tronditëse, Bosnja dëbon 2 diplomatë







