Aeroportet, inaugurohet linja
 direkte ajrore Tiranë-Paris

Aeroportet, inaugurohet linja<br /> direkte ajrore Tiranë-Paris
Shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane, ndërkohë që është e afërt hapja e aeroportit të Kukësit dhe një tjetri në Jug të vendit. Deklarata është bërë dje nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto mori gjatë ceremonisë së inagurimit të fluturimit direkt Tiranë – Paris.

Në hapjen e fjalës së tij Ministri Haxhinasto e vlerësoi hapjen e kësaj linje, si zhvillim të rëndësishëm në industrinë e aviacionit civil në Shqipëri dhe veçanërisht hapja e tregut që po reflekton cilësi më të lartë shërbimesh për qytetarët shqiptarë dhe kosto më të ulët. “Hapja e tregut në këtë 1 vit e gjysmë të fundit ka treguar qarte se kemi një ulje të çmimit të biletave deri në masën 30%”: - tha ai. Ministri Haxhinasto cilësoi se linjat e reja direkte drejt Frankfurt, Paris dhe Bruksel përbëjnë rreth 10 % në rritjen e lidhshmërisë të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza” me destinacionet evropiane.

Ai nënvizoi se është e rëndësishme të konsiderohet se sipas fakteve evropiane në këtë industri, kjo çështje ndikon në rritjen e GDP-së në masën 0. 5 % për çdo banor.

Aeroportet
Qëndrueshmëria e partneriteti  me Tirana International Aeroport u vlerësua i pozitive nga Ministri, por ai cilësoi si sfidë kryesore plotësimin e spektrit të shërbimeve në këtë aeroprt.

“Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane. Ndërkohë që kemi akoma shumë për të bërë për të plotësuar spektrin e shërbimeve në këtë aeroport. Nuk kemi ende prezente kompanitë e fluturimit lowcost, ende nuk kemi targetuar segmentin e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet kargo” – tha ai.

Haxhinasto shtoi gjithashtu se Shqipërisë i duhen aeroporte të reja, me qëllim të zhvillojnë ekonominë e veçanërisht sektorin e turizmit dhe se “në planet tona, duhet të hyjë në funksion normal aeroporti i Kukësit, si dhe një aeroport i ri në jug të vendit, për t’i shërbyer kryesisht industrisë së turizmit”.


Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori