Tirane- Albcontrol parashikon të zhvillojë një studim fizibiliteti lidhur me plotësimin e infrastrukturës së trafikut ajror për Aeroportin e Kukësit.
Në një procedurë prokurimi të kësaj të premte përcaktohet se studimi i fizibilitetit për infrastrukturën e ofrimit të Shërbimeve të Trafikut Ajror (ATS) në Aeroportin e Kukësit përfshin identifikimin e një strategjie të përshtatshme.
Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën nënvizohet se strategjia synon të adresojë disa çështje të tilla si cila është qasja që rezulton në kosto më të ulëta, a mund të arrihet harmonizimi teknik i sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM) dhe a është e mundur të ofrohen shërbime të kontrollit të trafikut ajror në mënyrë efektive nga një qendër e vetme ku mund të integrohen kullat e së ardhmes.
“Me një strategji të përshtatshme, shumë pyetje themelore mund të marrin përgjigje efektive. Furnizuesi i shërbimeve do të mbështesë Albcontrol në përzgjedhjen e zgjidhjes më të mirë nga opsionet e ndryshme për kullat e trafikut ajror.
Fondi limit është caktuar 16.2 milionë lekë
Është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm:
- Ndërtimi i një kulle betoni në Kukës;
- Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme;
- Blerja e një Kulle të Largët (Remote Toëer) për Aeroportin e Kukësit;
- Ndërtimi i një Qendre të Kontrollit të Largët (RTC) me mundësinë për të akomoduar disa aeroporte, nga pista të vogla AFIS deri te mundësia e shfrytëzimit si qendër emergjence për Kullën ATC të Aeroportit të Tiranës dhe asaj të Vlorës.
- Një strategji e përshtatshme duhet të jetë e qëndrueshme për të ardhmen dhe e përshtatur me kushtet lokale, duke marrë parasysh kohën dhe vizionin për zhvillimin e aeroportit, me fokus kryesor në strategjinë për Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit” thuhet në dokumente.
Koncesioni i aeroportit të Kukësit
Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit.
Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve) dhe Bami sh.p.k.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro.
Pse hargjoni para kot.Hiqini kastratit pronesine jepjani dikujt tjeter dhe shikojeni cfar bumi do kete.Do kete fluturime nga gjith europa dhe jo vetem nga koksiane e Dibrane por kosovare maqedone malazias etj
Përgjigju