Aeroporti i Kukësit, një tjetër Rrugë e Kombit dhe gabimet që do t’i kushtojnë opozitës 

Aeroporti i Kukësit, një tjetër Rrugë e Kombit dhe gabimet që do t’i kushtojnë opozitës 

25 qershor 2009 - Nje dite para zgjedhjeve Sali Berisha peruron Rruga e Kombit me presidenti Erdogan

Aeroporti i Kukësit i përuruar sot me fluturimin e parë, është përgënjështrimi më i fundit i akuzave të opozitës që thotë se Edi Rama arrin të realizojë vetëm projekte 3D. Pista dhe aeroporti i Kukësit janë një vepër konkrete e realizuar në kohën e premtuar nga Edi Rama, i cili dy vite më parë tha se do të sillte në Kukës një grup nga “çunat e Londrës” të gatshëm të votonin Sali Berishën. Në të vërtetë, për atë grup zgjedhësish të transportuar në Kukës dhe ndoshta simpatizantë të PD-së, Edi Rama e di mirë se mund të fitojë më shumë vota në pjesën tjetër të vendit.  

Aeroporti i Kukësit për opinionin publik shqiptar ka të njëjtën rëndësi ekonomike dhe gjeo-politike si ajo e Rrugës së Kombit. Sali Berisha u nxitua ta inagurojë pjesa e pare me 25 qershor 2009, pra vetëm 24 orë para zgjedhjeve dhe impakti në rezultatin e votës ishte i pashmangshëm. Eshtë e vështirë të besosh se Rruga e Kombit 2, e hapur nga fluturimi i Air Albania që u ul sot pasdite në pistën e Kukësit, nuk do ta ndihmojë Edi Ramën në zgjedhjet që do të mbahen pas 6 ditësh.  

Në orët e ardhshme pritet një tjetër inaugurim i befasishëm, ai i spitalit të Fierit i ndërtuar në kohë rekord si një dhuratë e qeverisë turke. Do të jetë e lehtë për Edi Ramën ta paraqesë si një vepër tjetër konkrete dhe një premtim të mbajtur. Siç është konkret by-pass i Fierit, siç do të bëhet konkret by-pass i Vlorës, siç janë konkrete lungomaret e Vlorës apo Sarandës, siç është konkrete unaza e Tiranës, sheshi Skenderbej apo stadiumet e reja të Tiranës, Shkodrës apo Elbasanit dhe qendrat historike të Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, Tiranës etj. Në të vërtetë është shumë më e gjatë lista e punëve të realizuara se ato të mbetura në 3D dhe opozita gaboi përsëri duke e përqëndruar propagandën e saj në këtë fallsitet tjetër, pasi tani që vjen ora e votimit, ky fallsitet demaskohet lehtësisht. 

Eshtë i njëjti gabim i bërë me bazimin e fushatës elektorale mbi falimentimin e luftës anti-Covid dhe pikërisht tani që afron ora e votës, qeveria ka sjellë një lumë vaksinash duke e çuar përhapjen e virusit në nivelet më të ulëta në rajon. Pra nëse Partia Socialiste me 25 prill do të arrijë të marrë mandatin e saj të tretë, nuk do të jetë vetëm një fitore për Edi Ramën, por do të jetë edhe humbja e opozitës, e cila me gabimet dhe gënjeshtrat e saj, diti të zmadhojë meritat e kundërshtarëve.

Dhe gabimet e opozitës vazhdojnë. Sapo avioni u ul në Kukës, PD nxitoi të nxinte arritjen: fluturimi nuk ishte direkt nga Londra, por ka bërë përpara ulje në Tiranë, pra një tjetër premtim i pambajtur nga Edi Rama!! Një komentues ja ka shkruar në faqen e facebook: ''Jeni Partia Demokratike e Shqipërisë, mos bini ne nivelin e idioteve te portaleve me lesh dhie. Kujt i plasi se avioni nuk erdhi nga Londra direkt por nga Rinasi? A u ul? Do te thote qe eshte funksional! Do perdoret edhe kur Rama mos te jete me Kryeminister dhe te jete nje demokrat ne krye te qeverise. Keshtu qe gezohuni dhe ju.'' Edhe militantët e vet rrezikojnë të mos e besojnë më. Nuk do të ishte më mirë,  herë pas here,  një heshtje strategjike?.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare