Shqipëria kryeson listën e hyrjes së pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të gjithë Europën, e krahasuar me të dhënat e pesë viteve më parë.
Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, ku nënvizon se rritja në shifra është 259,4%, për vitin 2024, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje shifra shumë herë më të larta se hyrjet në aeroporte ndërkombëtare të mëdha të vendeve të BE-së dhe më gjerë në kontinent.
Këto informacione kanë dalë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Rama nënvizon me ironi në fund të postimit të tij, duke ‘thumbuar’ kritikët, duke nëntekstuar me një yll (*) “agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”.
Vetëm në muajin korrik të këtij viti, nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të vitit 2023, të krahasuara, hynë 834.113 pasagjerë.
Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë. Në detaje, për këtë vit 3 milionë e 547 mijë e 987 janë shtetas të huaj dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.
Postimi i Ramës:
“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN.
*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”

Tabela me shifrat për hyrjet e pasagjerëve në Rinas
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
19.3%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:58
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Babai i Elseid Hysajt i kërkon Ramës mol në liqenin e Shkodrës: Më thanë je budalla që erdhe investove... (VIDEO)
26 Mars, 17:10
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
26 Mars, 16:59
-
‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara
26 Mars, 16:44
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale
26 Mars, 16:27
-
‘Thethi është shkollë’, Rama: Vizitorët në Shkodër janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, nevojë për më shumë njësi akomodimi
26 Mars, 16:08
Nese e krahasojne me 1109 jemi vend i pare ne univers per fluturime. Fakt eshte qe mbrojtja qe u ben patronazhisteve deshmon per nivelin e thelle te shtetkapjes nga keta kriminele.
PërgjigjuAeroporti eshte privat, avionet jane privat , edhe kjo qenka merite e qeverise ! Me falni,dhe turizmi dhe plazhet jane privat.
Përgjigju4 ore vonese humbi famijari im fluturimin asnje kompensim , pune leshi ka mbaru si cilesi nuk e kuptoj pse nuk punon kukesi
PërgjigjuO zot mos na i kujtoni mè se na eshte bere fobi udhetimi per shkak te vonesave.Fenije te shtrire ne toke gra dhe te moshuar qe prisnin 12 ore per ne Kèln apo Malpensa .
PërgjigjuPo ti besh krahasimin me vitin pandemik del 294% e mos me shume... Po bojeni llogarine me vjet
PërgjigjuKeto jane statistika qe kane filluar te publikohen pas COVID. S'kane ndonje vlere. Aeroporti ne 2004 ka pas 600,000 pasagjere ne vit. Hajde te krahasohemi me 2004...
Përgjigju