Me triumf dhe të entuziasmuar qindra mijëra tifozë janë mbledhur në aeroportin e Rinasit për të pritur heronjtë kuqezi. Tifozët kuqezinj duhet të presin deri sot në orën 14:30 për të takuar heronjtë e tyre. Tifozët nuk e fshehin entuziazmin dhe euforinë e fitores së mbrëmshme në Armeni dhe kualifikimin historik në Francë 2016 për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.
Çdo gjë shkoi ashtu siç pritej dhe tashmë ata nuk ngurojnë të festojnë në çdo hap këtë ngjarje të madhe siç edhe e cilësojnë.Të veshur kuqezi turma nën ritmet e këngëve, valleve mezi pret të shpërthejë gjithë euforinë.
Edhe pse mezi priten nga tifozeria shqiptare, ekipi i futbollistëve shqiptarë do të mbërrijë me vonesë. Ekipi pritej të mbërrinte në orën 12:30, por është njoftuar se është nisur me vonesë. Kuqezinjt pritet të mbërrijnë në Rinas rreth orës 14:30, ndërkohë që pritet të shtyhen edhe ceremonitë zyrtare në Tiranë
Festa ka nisur në minutën e 93 të mbrëmjes së të djelës në Jerevan kur arbitri sinjalizoi gjithcka, futbollistët shqiptarë e nisën festën ,ata kanë postuar foto, ndërsa të gjithë bashkë kanë bërë shqiponjën me duar. Të shumtë ishin shqiptarët që shkuan në Paris duke hedhur valle poshtë kullës Eiffel.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA