‘Aeroporti i Tiranës flet italisht’, Canale 5: Ja pse Shqipëria është dyndur nga turistët italianë, largohen nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë

‘Aeroporti i Tiranës flet italisht’, Canale 5: Ja pse Shqipëria është dyndur nga turistët italianë, largohen nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë

Gazetari italian i 'Canale 5'

Televizioni aq i dashur për shqiptarët Canale 5 i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë turistike. Tashmë televizionin më i madh në Itali nuk flet më për Shqipërinë e varfër por si destinacioni ideal për pushimet e italianëve.

‘Shqipëria çfarë çmendurie’ është emërtuar ky reportazh ku i është bërë një analizë e rritjes së fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre verore në Shqipëri. Media e njohur thekson se faktorët kryesorë që kanë bërë Shqipërinë një destinacion të preferuar janë aeroporti i Tiranës, çmimet konkurruese dhe bregdetet e mrekullueshme.

Një nga pikat kryesore që theksohet është fakti se Aeroporti i Tiranës ofron shërbimin në gjuhën italiane, duke e bërë komunikimin dhe orientimin e turistëve më të lehtë në vend. Çmimet e ulëta janë një tjetër faktor që ka bërë që Shqipëria të jetë e preferuara për pushime. Krahasuar me vendet fqinje, çmimet në Shqipëri janë shumë më të ulëta, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe shërbimet turistike të ndryshme. Disa turistë italianë raportojnë se kanë mundur të sigurojnë biletën e avionit, komodimin në hotel dhe makinën me një shumë të arsyeshme prej 150 eurosh. Edhe opsionet për pushime në çadër janë tërheqëse për disa turistë, pasi një çadër me 2 shezlonge në bregdetin e Durrësit kushton vetëm 5 euro.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me: 16/08/2023 23:56

    Sa zili paskan keta te medias Italiane, po lereni popullin te shkoj ku te doj. Tani sa per çmimet italianet edhe kur shkojn ne per resorante bejne pazare per çmimet, duan scondo per cdo gje madje edhe per nje portokallat.

    Përgjigju
    • Christina Krekou: 19/08/2023 18:50

      Ketu ne Norvegji 5 veta ndajne 1 birre. Ça pret me nga ata

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës