Aeroporti i Vlorës, Ahmetaj: Nga
‘Rinasi’ mësuam si të negociojmë

Aeroporti i Vlorës, Ahmetaj: Nga<br />‘Rinasi’ mësuam si të negociojmë<br /><br>
Debati për projektligjin për Aeroportin e Vlorës është zhvendosur tek Komisioni i Ekonomisë, ku të pranishëm janë ministri Ahmetaj dhe Gjiknuri për të raportuar për këtë projektligj, i cili të enjten do të hidhet për votim në Parlament.

Ministri Gjiknuri pas raportimit në Komisionin e Ligjeve ku PD dhe LSI votuan kundër këtij projektligj në parim ka thënë në komisionin e Ekonomisë se, “kërkojmë nga kuvendi autorizim për negociata me një konsorcium turk për ndërtimin e një aeroporti tjetër. Vendi ka nevojë për një aeroport të të dytë ndërkombëtar”.

Gjithashtu ministri Ahmetaj ka thënë se aeroporti i Vlorës do të heq monopolin dhe do të sjellë konkurrencë. “Synohen 600 mijë pasagjerë në tre vitet e para”.

“Eksperienca me aeroportin e Rinasit jo shumë e mirë, na ka mësuar si të negociojmë për aeroportin e ri në Vlorë. Vetëm 2.5 mln dollarë do të jetë kostoja e paguar nga shteti”, tha Ahmetaj.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen