Aeroporti i Vlorës, Rama: Halli i zgjidhur, firmoset kontrata brenda 3 javësh dhe do të fillojë puna!

 

Kryeministri Edi Rama nga Vlora deklaroi se aeroporti i Vlorës është tani një hall i zgjidhur dhe se brenda tre javëve do të firmoset kontrata dhe do të fillojë puna.

Ai tha se aeroporti është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se ambicia që në përfundim të mandatit të tretë të ketë 4 aeroporte në Shqipëri.

‘Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces plotësohet në mënyrë të jashtëzakonshme me aeroportin e Vlorës. Ka dalë kompania fituese dhe tani po negociohet kontrata e cila brenda maksimumi brenda 3 javësh do jetë e firmosur sipas ligjit. Do fillojë punë, unë kam shumë besim sepse të gjitha dokumentet që ka paraqitur konsorciumi ku kompania që ka shumicën dhe barrën kryesore është Mabetex i Behgjet Pacollit janë bindëse për nga kapacitetet financiare, ndërkohë që nuk diskutohet sa bindës është Behgjet Pacolli si dikush që përmes Mabetex ka realizuar vepra të mëdha infrastrukturore dhe publike nëpër botë.

Kështu që aeroporti i Vlorës tanimë është një hall i zgjidhur, një hall që u krijua si rezultat i bllokimit të procesit nga pandemia dhe është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër pasi dihet botërisht që 1 euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohen si kontribut i drejtpërdrejt në shërbime, në infrastrukturë hotelerie e me radhë 23 euro. Nëse kemi një investim që parashikohet të jetë 105 mln euro për aeroportin, shumëzojeni për 23 dhe ky do jetë impakti i drejtpërdrejt ekonomik i aeroportit për Vlorën, ndërkohë që është një impakt që tejkalon Vlorën dhe është për Shqipërinë.

Ambicia jonë është që të kemi në përfundim të mandatit të tretë 4 aeroporte në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit është gati në pak javë dhe pastaj do ketë nevojë vetëm për ato dokumentet e certifikimit ndërkombëtar që janë të domosdoshme për çdo aeroport që kalon në një fazë testi përpara se të marrë certifikimin ndërkombëtar

Është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Aeroporti i Rinasit do të ulen në mënyrë shumë të ndjeshme çmimet shumë të larta, si dhe do të investohet në zgjerimin e pistës. Këto janë gjërat më të përgjithshme, programi ynë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë. Rritjen graduale të pagës minimale, dhe mos taksimit të pagës 400 mijë lekë për të gjithë. Çka bën se 67% e qytetarëve që paguhen në 400 mijë lekë mos të paguajnë tatim mbi pagën." , tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama: Në Vlorë PD pa përfaqësues të minoritetit grek dhe komunitetit çam ndërkohë që sekserët e Greqisë dhe Çamërisë janë në Tiranë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani