Rama: Në Vlorë PD pa përfaqësues të minoritetit grek dhe komunitetit çam ndërkohë që sekserët e Greqisë dhe Çamërisë janë në Tiranë

Në një takim që është duke zhvilluar me ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste në Vlorë, Kryeministri Rama duke thumbuar Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin tha se ndryshe nga PD që i kandidatuar këta në Tiranë, PS-ja ka brenda listës persona që përfaqësojnë minoritetin dhe komunitetin çam. Rama tha se drejtuesi i listës së PD në Vlorë, Bujar Leksaj, është një i alkoolizuar.

Rama tha se ai e kërkon mandatin e tretë qeverisës sepse ka ende shumë punë për të bërë.  

"Ne kemi një skuadër më të gjerë sesa lista e deputetëve sepse në të do të jenë bashkë me ne deri në 25 prill edhe deputetët që aktualisht janë në Kuvendin e Shqipërisë, që nga Vilma tek Fatja, Andrea etj të cilët kanë pasur një kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë të cilët kanë qenë super korrekt dhe të cilët kanë qëndruar vijimësisht pranë komunitetit. Këtu ne jemi një skuadër, ku pozicionet ndryshojnë, secili dhe secila bën detyrën sipas pozicionin dhe të gjithë bashkë shtyjmë përpara një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithëve. Ndërkohë që jemi të hapur edhe për të tjetër djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre.  Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim pa diskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete, dhe të synojmë maksimimizimin duke kapur objektivin prej 9 deputetesh. Është një sfidë që e kemi në radhë të parë me vetveten sepse natyrisht që kemi bërë shumë për të gjithë Qarkun e Vlorës. Sigurisht që ka ende nevojë për ndryshim, ka nevojë padiskutim për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim, ka nevojë për të pasur shkolla të rindërtuara apo të reja ende, ka nevojë ende për disa rrugë.  Ajo që është e rëndësishme mbi të gjitha është se ka nevojë për kohë. Dhe mandatin e tretë ne kërkojmë si kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit.'- tha Rama.

VIDEO/Takimi i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Listat e PD-së në Vlorë, Damian Gjiknuri: 'Skuthëllik' i Lulzim Bashës, propozoi më shumë emra seç lejon ligji

1615466062_gjiknuri.jpg

'Skuthëllik i Lulzim Bashës', kështu i ka cilësuar Damian Gjiknuri listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, i cili kandidon në Vlorë, tha se Partia Demokratike fut më shumë emra në listë sesa ia lejon ligji.

Sipas tij, kjo është një taktikë që kreu i opozitës përdor për të nxjerrë kandidatët nga lista. Ndër të tjera, ai tha se Basha dërgon lista që nuk i di askush. Në lidhje me listën e kandidatëve të PD në Vlorë, Gjiknuri u shpreh se ata nuk kanë asnjë lidhje me Vlorën, krahasuar me kandidatët e PS që i lidh gjithçka me këtë vend, përfshirë dhe kryeministrin Rama.

 “9 mandate duket i vështirë për t’u arritur, por për herë të parë shkojmë me vepra jo me fjalë. Kam marrë përsipër zgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë. Mund të jemi i vetmi qark që kemi lidhje. Ky ka origjinën këtej, edhe unë. Kemi dhe dy nga Vlora. Pranvera është shërbyese e komunitetit. Jo vetëm që e ka realizuar planin, por e ka realizuar me ëmbëlsi. Asnjë nuk ka thënë që është goditur nga administrata tatimore. Shihe çfarë ekipi kemi, s’ka rëndësi hierarkia. Vullnet Sina përfaqësues i lumit të Vlorës. Njeri që ka rrënjë të forta në Komunitet. I bezdisur me kërkesat, edhe për mua e kryeministrin, me kërkesat për lumin e Vlorës. Andueli s’ka pasur as rrogë shteti po ka gjithë këto vite që kontribuon për PS. Ata futën në listë më shumë emra sesa i lejon ligji. Futen 17 kur 12 duhet. Kjo është të luash me skuthllëk, prandaj ka zhgënjim nga radhët e PD se nuk janë as të Vlorës. Shto edhe skuthllëkun e Lulit që u thotë të gjithëve po po dhe pastaj dërgon lista që askush nuk i di”, deklaroi Gjiknuri.

Ora 14:36
Rama nga Vlora ironi me Presidentin: Ne kemi Ilir Metajn e vërtetë, shaka është por sa gjysma e së vërtetës

 

Në takimin me kandidatët e PS-së në Vlorë, Kryeministri Edi Rama nuk harroi të thumbonte edhe Presidentin e Republikës.  Rama thotë se në listën e PS në Vlorë ndodhet në Ilir Metaj i vërtetë.

"Ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI, ne kemi Ilir Metajn e vërtetë këtu. Edhe Ilir Meta i Tiranës Metaj e ka po Meta thotë. Kjo është shaka por është sa gjysma e së vërtetës. ‘’- tha Rama.

Ora 13:51
Rama: Në Vlorë PD ka zero përfaqësues të minoritetit grek dhe komunitetit çam ndërkohë që sekserët e Greqisë dhe Çamërisë janë në Tiranë

 

Duke kritikuar ashpër listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në Vlorë, Kryeministri Rama e vuri theksin të mungesa e përfaqësuesve në këtë listë të minoritetit grek dhe komunitetit çam.

"Ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë komunikim me një format të kufizuar, përderisa ligji është 10 ne kemi 10 ndërkohë që lista është me 12. Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 kandidatë. Është tregues i një çorientimi dhe i një talljeje brenda për brenda për t'i futur njërëzit në sherr me njëri-tjetrin. Çuditërisht edhe pse janë 17 vetë nuk është gjetur një emër për minoritetin grek apo komunitetin çam. Ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës. Ky është një tregues i qartë për të gjithë shqiptarët për të parë se me kë mund të shkojë Shqipëria para dhe më kë mund të bëhet qesharake. Si mund që t'i ofrohet Vlorës Leskua si komandant, një njeri i njësuar me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e personit publik. Si kryetar i KLSH-së bënte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë në Shqipëri. Është një nga fosilet që ka prezantuar PD. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa janë futur te 17-a për t'i thënë që jeni futur edhe ju. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas apo djathtas por duhet votuar drejt. Ne jemi mekanizëm, nuk jemi qëllim, Vlora është qëllimi. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin", tha Rama.

Ora 13:46
Rama: Po negociojmë një tjetër kontratë me Astra Zeneca që të nisim vaksinimin masiv

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se do të nise vaksinimi masiv për të ndërprerë hallkat e zinxhirit të infektimit. Rama tha se kanë marrë konfirmimin nga Asta Zeneca.

‘Në fund, kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina nga AstraZeneca, dhe kemi mundësi dhe një kontratë tjetër për vaksinim masiv javët e ardhshme. Për të lehtësuar sezonin turistik që këtë vit, dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti. Do sigurojmë që të kemi dozat për rivaksinim nëse ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse COVID nuk do të zhduket. Nuk do të tretet, por mes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët.'- tha Rama

Ora 13:40
Aeroporti i Vlorës, Rama: Halli i zgjidhur, firmoset kontrata brenda 3 javësh dhe do të fillojë puna!

 

Kryeministri Edi Rama nga Vlora deklaroi se aeroporti i Vlorës është tani një hall i zgjidhur dhe se brenda tre javëve do të firmoset kontrata dhe do të fillojë puna.

Ai tha se aeroporti është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se ambicia që në përfundim të mandatit të tretë të ketë 4 aeroporte në Shqipëri.

‘Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces plotësohet në mënyrë të jashtëzakonshme me aeroportin e Vlorës. Ka dalë kompania fituese dhe tani po negociohet kontrata e cila brenda maksimumi brenda 3 javësh do jetë e firmosur sipas ligjit. Do fillojë punë, unë kam shumë besim sepse të gjitha dokumentet që ka paraqitur konsorciumi ku kompania që ka shumicën dhe barrën kryesore është Mabetex i Behgjet Pacollit janë bindëse për nga kapacitetet financiare, ndërkohë që nuk diskutohet sa bindës është Behgjet Pacolli si dikush që përmes Mabetex ka realizuar vepra të mëdha infrastrukturore dhe publike nëpër botë.

Kështu që aeroporti i Vlorës tanimë është një hall i zgjidhur, një hall që u krijua si rezultat i bllokimit të procesit nga pandemia dhe është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër pasi dihet botërisht që 1 euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohen si kontribut i drejtpërdrejt në shërbime, në infrastrukturë hotelerie e me radhë 23 euro. Nëse kemi një investim që parashikohet të jetë 105 mln euro për aeroportin, shumëzojeni për 23 dhe ky do jetë impakti i drejtpërdrejt ekonomik i aeroportit për Vlorën, ndërkohë që është një impakt që tejkalon Vlorën dhe është për Shqipërinë.

Ambicia jonë është që të kemi në përfundim të mandatit të tretë 4 aeroporte në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit është gati në pak javë dhe pastaj do ketë nevojë vetëm për ato dokumentet e certifikimit ndërkombëtar që janë të domosdoshme për çdo aeroport që kalon në një fazë testi përpara se të marrë certifikimin ndërkombëtar

Është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Aeroporti i Rinasit do të ulen në mënyrë shumë të ndjeshme çmimet shumë të larta, si dhe do të investohet në zgjerimin e pistës. Këto janë gjërat më të përgjithshme, programi ynë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë. Rritjen graduale të pagës minimale, dhe mos taksimit të pagës 400 mijë lekë për të gjithë. Çka bën se 67% e qytetarëve që paguhen në 400 mijë lekë mos të paguajnë tatim mbi pagën." , tha Rama.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku Zi aj: 11/03/2021 21:23

    Suksese Edi.Ta gezoni mandatin e trete

    Përgjigju
  • Sara: 11/03/2021 17:42

    Vlora do jet quteti i par qe do te zhgenjej o Edo

    Përgjigju
  • PS LAGJIA 10 KORRIKU: 11/03/2021 16:17

    Ku ma gjete atë leshsqetullën Ilir Metaj për deputet të Vlorës, atij palacos nuk i ndahet shpirti nga Shpëtim Gjika e Seimen Gjokoli nga ata qelbësira që shkatërruan vlorën, ky ishte ushtari i tyre në cdo drejtim si drejtor turizmi në bashki, duke vjedhur dhe abuzuar me cdo lloj fondi. Rrobt ku ti keni që na detyroni mos tju votojmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë