Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Qeveria gënjen, po ndërtohet në zonë të mbrojtur! Projekt korruptiv, favorizuan kompaninë e afërt me Ramën

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reguar sërish për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke e konsideruar një projekt korruptiv. Përmes një dalje për mediat, Tabaku tha se aeroporti po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, duke rrezikuar kështu ekosistemin dhe natyrën. Tabaku doli në media me hartën e zonës ku do të ndërtohet projekti, ku sipas saj e gjithë zona ku do të ngrihet aeroporti është brenda zonës së mbrojtur.

"Një projekt që kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se “njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit” Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur. Në të djathtë kemi të njëjtin park por që siç e shihni në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut. Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Përveç aeroportit këtu do të ketë dhe një zonë tjetër zhvillimore? Por, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv", tha Tabaku.

Sipas Tabaku, projekti është korruptiv, pasi nuk ka pasur garë. Deputetja demokrate pretendon se qeveria ka favorizuar një nga kompanitë fituese, e cila është e afërt me kryeministrin Edi Rama. Tabaku thotë se në garë ka qenë edhe një komani britanike, e cila akuzon qeverinë shqiptare se ka ndryshuar kriteret e garës dy javë para përfundimit të saj.

"Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin. Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesëmarrës në garë ka qenë një kompani britanike e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara përfundimit të garës. Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas", vijoi Tabaku.

Çështjen e aeroportit të Vlorës, Tabaku e ngriti edhe një ditë më parë në Kuvend, ku renditi të njëjtat argumente, por debatoi me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila mohoi akuzat se aeroporti po ndërtohet brenda zonës së mbrojtur.  

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. 

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 24/06/2022 18:54

    Zonja Tabaku, mund tè ishte shumè mè e suksesshme nèse do bènte reklamè pèr vegla pèr pastrim pusetash, sifone lavamanesh apo thjesht nevojtoresh. Pèr politikè,,,,JO FALEMINDERIT. Zhgarravina.

    Përgjigju
  • Besi: 24/06/2022 16:19

    Ta dergoj harten Bujar Leskaj se donte ta ndertonte ai me ca kriminela te vlores se skane ctu bejne milionave.

    Përgjigju
  • Tori: 24/06/2022 14:05

    Duhet aeroportin ta ndertoje fari balliu ta beje pace pilaf.

    Përgjigju
  • ndrea: 24/06/2022 13:52

    Cfar thote kjo balona tauke....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat