Afati i fundit 30 prilli, Tatimet njoftojnë: Kujdes, individët që duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale

Afati i fundit 30 prilli, Tatimet njoftojnë: Kujdes, individët që duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale

Foto ilustruese

Më 30 prill është afati i fundit kur individë rezidentë në Republikën e Shqipërisë duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing, Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2020. Sot dhe nesër janë dy ditët e fundit kur mund të deklarohen të ardhurat nga  nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër. Ditën e djeshme Drejtoria e Tatimeve rikujtoi përmes një postimi këtë detyrim.

Të ardhurat e tatueshme, të detyrueshme për t’u deklaruar nga individët, subjekt deklarimi, janë:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

Të ardhurat bruto nga dividenti

Të ardhurat bruto nga qiraja

Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

Të ardhura bruto nga interesat bankare

Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

Fitimi kapitali nga dhurimi.

Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Deklarata DIVA 2020, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit për sa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e mësipërme të dekaratës DIVA, pavarësisht se gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Pagesa e diferencës midis Vlerës së Përllogaritur dhe Vlerës së Paguar gjatë vitit, duhet të paguhet me anë të urdhër pagesës përkatëse, brenda datës 30.04.2021

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja