Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA është liruar sot nga burgu. Report Tv mëson se mesditën e 6 shtatorit Ismailaj ka lënë qelinë e burgut të Fierit

Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin e përfshirë në skandalin CEZ-DIA që trazoi politikën shqiptare për vite me radhë, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Ismailaj në 12 maj të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, e cila po e hetonte që nga viti 2014 për pastrim parash dhe mashtrim.

I konsideruar si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, më shumë se dy vite pas arrestimit, konkretisht në tetor të vitit 2017, për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Në maj të vitit 2018, Gjykata Apelit të Tiranës la lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA. Në maj të vitit 2021, Gjykata e Lartë i rrëzoi Ismailaj për të hequr sekuestron mbi 5 milionë euro të konfiskuara, produkt i aferës CEZ-DIA.

Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vite e 6 muaj, që llogariten 3 vite e 9 muaj e për çdo vit burg, e për çdo vit burg, Kastriot Ismailaj ka pasur mundësi për të përfituar ulje dënimi.

Dëshmi dhe dokumente të zbuluara pas arrestimit, kanë konfirmuar se Kastriot Ismailaj ishte thjeshtë një zbatues i skemës së vjedhjes mes CEZ dhe kompanisë DIA me mbledhjen e borxheve të CEZ, dhe se pas tij qëndronte Ilir Meta.

mplikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.

Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë.

Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA