Afera CEZ-DIA, gazetari Hoxha: Brenda nëntorit Metës i vendoset masë sigurie, i është ushtruar hetim pasuror! Banushi: Dosje e ‘nxehtë’, drejt përfundimit

Gazetari Poli Hoxha tha në Report Tv se Ilir Metës i është ushtruar një hetim pasuror. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Hoxha u shpreh se edhe Metës do t’i vendoset masë sigurie, ndërsa si 'afat' vendosi muajin nëntor. Sipas tij, Meta është në pozitë më të vështirë se Berisha.

“Meta e ka punën edhe më vështirë se zoti Berisha. Është shumë më e fortë, më e kositur. Është jashtëzakonisht e kopsitur. Shumë e rëndë si dosje. Ka bashkëpunëtorë të dorës së parë që nuk i mohon dot. 28 nëntori do jetë si kështu..., nëntori i tretë, deri atëherë...Meta është i parapërgatitur, është edhe çështja e lobimit. Zoti Meta i është bërë një hetim i thellë pasuror, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Do ketë masë deri në këtë afat që vendosët? Patjetër që do ketë masë”, tha Poli Hoxha.

Nga ana tjetër, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi thotë CEZ-DIA është një nga ato dosje të nxehta që shumë shpejt do mbyllet dhe do dalë rezultati.

Ilir Meta është hera e dytë që shkon në SPAK për CEZ-DIA. Herën e parë tha që nuk e di për ca më kanë thirrur, herën e dytë e pranoi që e kishin thirrur për CEZ-DIA. SPAK ka ecur në këtë çështje, edhe kjo dosje do mbyllet shumë shpejt janë fazat përfundimtare, thirrja për herë të dytë e zotit Meta e tregon këtë. Jo vetëm ai, por janë thirrur edhe persona të tjerë. Ditët e fundit ka shumë ritëm të personave që thirren për këtë çështje që tregon që është drejt përfundimit, kjo çështje ka edhe bashkëpunëtore krahas provave që ka SPAK. Kjo është nda dosjet e para që ka nisur hetimi në SPAK dhe është drejt përfundimit. Është nga ato dosje të nxehta”, tha Banushi.

Afera CEZ/DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA
Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara. Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb