Ambasadori Donald Lu e paralajmëroi një gjë të tillë, teksa shpalosi në mënyrë publike faktin se në Shqipëri do të zbatohet skenari kroat dhe rumun. Skenar i cili dërgoi prapa dyerve të burgut ish-kryeministra, ish-ministra, ministra dhe zyrtarë të lartë. Dhe në Shqipëri, nuk ka asnjë dyshim se me kë do të fillojë zbatimi i këtij skenari kroat dhe rumun për zbardhjen e pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme dhe krimeve.
Do të startojë pikërisht me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Janë marrë të gjitha dokumentet, të gjitha lëvizjet e Sali Berishës jashtë vendit, por dhe të familjarëve të tij.
Madje dhe zbardhja e të gjitha telefonatave të bëra në momentet më kruciale të qeverisjes së tij. Bëhet fjalë që në Gërdecin e largët tashmë, telefonatat e Shkëlzen Berishës me ish-ministrin Fatmir Mediu, me ish-ministrin Aldo Bumçi, me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm Hoxha dhe me Mihal Dlijorgjin dhe Fahri Balliun.
Pas kësaj telefonat e Berishës me Bashën më 21 janar të vitit 2011, dhe mbi të gjitha për aferat e CEZ në momentin kur Berisha ka shkuar në Pragë dhe ka dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Zbulimin e hetimit të këtyre aferave e ka bërë të ditur padashje kreu i komisionit të hetimit të aferave të CEZ Taulant Balla. Askush nuk e pa dhe dëgjoi me vëmendje Ballën teksa tha se Komisioni do të kërkojë dokumentacion mbi transaksionet bankare të ish-kryeministrit dhe marrjen e tabulateve telefonike. Ai përmendi edhe emrin e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
“Kërkojmë transaksionet bankare lidhur me personin Nuel Kalaj apo Nue Kalaj, pasi rezulton me dy emra për vitet 2010 dhe 2011. Bëhet fjalë për një transaksion prej 3.6 milionë euro.
Transaksionet bankare në Çeki për Nuel Kalaj, Hamza Nerxhani dhe Sali Berisha. Edhe familjarët e zotit Berisha, bëhet fjalë për 15 milionë euro. Transaksionet bankare për Suzana Guxhollin, Mimoza Vokshin, Neritan Alibali, Enno Bozdo dhe familjarët e tyre, transaksionet bankare për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Negocimit dhe Transparencës.
Verifikimi me anë të sistemit TIMS të Kastriot Ismailajt dhe Shkëlzen Berishës pasi kam informacion se në periudhën 2009, 2010, 2011 kanë qenë së bashku në Pragë, takime me shtetasin Pajtim Sula që rezulton se i di këto fakte dhe të gjenden detajet e këtij personi dhe të thirret si dëshmitar”, tha Taulant Balla, duke përmendur edhe tabulatet telefonike të Sali Berishës.
“Verifikimi i tabulateve të telefonave të personit Sali Berisha dhe të personit Nuel Kalaj apo Nue Kalaj”, shtoi Balla. Dhe këto dokumente dhe lëvizje të Berishës, djalit të tij Shkëlzenit dhe personave të tjerë të involvuar në këtë aferë, Balla do t’i marrë pikërisht te ky grup ekspertësh ndërkombëtarë që i kanë tashmë gati. Një hetim paralel që do të nxjerrë në pah të vërtetën.
Por nga ana tjetër burimet saktësojnë se do të ketë hetim dhe për lëvizjet e tjera të dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi në lidhje me aferat në bregdet dhe afera të tjera, të bashkëshortes Argita Berisha Malltezi, për aferat në zonat ofshore dhe të pastrimit të parave së bashku me seboboshnjakun Damir Fazlliç.
Por dhe të aferave të tjera dokumentacioni i të cilave është shumë i bollshëm dhe në duart e ekspertëve ndërkombëtarë që tashmë kanë vendosur ti hyjnë me themel kësaj pune. Pavarësisht faktit se “Vettingu” vijon të mbetet në dorë të Kushtetueses.
Njëherësh mësohet se janë kërkuar të gjitha lëvizjet e Shkelzen Berishës dhe të dashurës së tij të re, Armina Mevlani, nëpër ishujt më të shtrenjtë Paqësorit, resortet e shtrenjta turistike të Spanjës, Turqisë, vendeve skandinave deri në Moskë, burimin e të ardhurave dhe krahasimin e tyre, për të parë abuzimin marramendës me paratë e shqiptarëve të familjes Berisha.
E cila ka zbritur nga Tropoja në kohën e PPSH pa “brekë në bythë” dhe tashmë është kthyer në familje “sheikësh”. Gjithçka ka filluar dhe pritet të shënohen urdhërarreste të forta. Menjëherë sapo të plotësohet kuadri ligjor. Tani për tani po bëhen gati “prangat” përmes mbledhjes dhe shqyrtimit të dokumentacionit./Pamfleti.com
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com