Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reagur lidhur me përgjimet nga EULEX ku është përfshirë kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Komunës së Skederajit Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlementar Adem Grabovci.
Krasniqi kërkon që këta persona të kërkojnë falje publike për ofendimet që kanë bërë ndaj tij, të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave mes tyre, të bëra publike dje në mediat kosovare. Gjatë bisedës, Thaçi e quan kryetarin e Kuvendit “Jakupovski”, ndërsa Lushtaku e quan "qen".
Jakup Krasniqi, është shprehur për mediat se nuk është ofenduar ai personalisht po është ofenduar funksioni që ai mban, i kryetarit të Kuvendit. Jakupi ka refuzuar të komentojë më tepër duke pohur se pavarësisht se çka ka ndodh ai vazhdon të ndihet mirë, raporton “Zëri”.
Deklaratat, Jakup Krasniqi i bëri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është caktuar që në orën 14:00 të mbahet një seancë solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u shpall dje i pafajshëm nga Gjykata e Hagës lidhur me akuzat për krime lufte.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

YouTube/ Ja përgjimet telefonike (audio)