'Afera e privatizimit të “Partizani'/ 'Procesi i privatizimit nisi në kohën e Nanos!' Majko i përgjigjet Berishës: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

'Afera e privatizimit të “Partizani'/ 'Procesi i privatizimit nisi në kohën e Nanos!' Majko i përgjigjet Berishës: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

Ish-ministri i Mbrojtjes i PS-së, Pandeli Majko, ka reaguar pas akuzave të Berishës se procesi i privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka nisur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në kohën kur kryeministër i vendit ishte Fatos Nano.

Përmes një reagimi në facebook Pandeli Majko thotë se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, e kundërshtoi këtë nismë gojarisht dhe jo me shkresë.

DHE PER PARTIZANIN E PANAJOT PANOS

Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005.

Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se “indicja” e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli…

Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!

E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.

Mirëkuptoj cdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!

Panajot Pano dhe brezi i tij, po të ishte gjallë nuk do na e falte shkatërrimin Klubit “Partizani”, i cili ishte një pasuri publike dhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Ky klub sportiv, sot ekziston vec falë insjativës private.

Panajot Panos dhe shokëve të tij, ja kemi borxh ndjesën. Ata lanë pas një histori që vlen të kujtohet për “pronarët” e futbollit shqiptar.

Ju prishën fushën, ku u bënë ata që ishin! Edhe nga fotot bardh e zi, na buzëqeshin për të na kujtuar se…historia nuk është vec pallat! Sigurisht!

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/11/2023 01:58

    Pse e kundershtove vetem gojarisht,kishe frike mos /turbulloje ujerat/,apo nuk doje te lije gjurme ne leter si te tjeret? I nderuari gjen.Vladimir Qiriazi kishte me shume /balls/ se ti.

    Përgjigju
  • Pa emer: 31/10/2023 21:54

    Majko kure ishte minister mbrojtje kishte doren e semure dhe nuk mund te shkruante por kohet e fundit patè deklaruar se kam gojen e semure cfare hipokriti bani mire Edi Rama qe e pat lane jashte parlamentit por e pati ndihmuar Veliaj.

    Përgjigju
  • Xha Tao: 31/10/2023 20:11

    Je super i sakte Beni.Ky zorraxhiu eshte shembulli tipik i politikes perverse shqiptare

    Përgjigju
  • Beni: 31/10/2023 18:41

    Dykëmbëshi Majko që zgërdhihet, puna e parë në jetën e vet kryeministër që 30 vjeç mbasi kishte mbaruar me mesatare 5-6 te fakulteti ku e ëma ishte kryesekretare. Ky imbeçil u bë me llogari miliona euro në Qipro duke i shitur Delijorgjit për skrap me çmim qesharak tanket e ushtrisë që kishin nga 40 ton çelik special secili. Prandaj ky vend përfundoi në këtë derexhe, se në krye i vendosën talebanë si Berisha, imbeçilë hipokritë si Majko, mafiozë si Meta dhe psikopatë e perversë si Ramë Veliaj e co.

    Përgjigju
  • Maks: 31/10/2023 18:28

    Ky duhet te jap llogari qe kur ish minister u shiten per skrap tanket dhe armatimi i rend i ushtris

    Përgjigju
  • Ehuuu: 31/10/2023 14:58

    Ky eshte nje kokerr legeni. Cdo gje gojarisht i kundershton

    Përgjigju
    • Pjeter: 31/10/2023 23:03

      Sakte, ky eshte simbol i vleres zero, dhe i paguar mire nga taksa paguedit shqiptare per te mos bere asgje per ta!!

  • Ska problem: 31/10/2023 14:58

    Ky lloj kerpurdhe eshte i njejte me aktorin Beni ecen vet ky lloj specje qe shiti pronat e ushtrisr vazhdon te mendoj qe ka qene mendje ndritur nje cop muti qe i ka mgelur popullit ne kembe

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/10/2023 14:56

    Pandushi qe thirrej Gjino deri kur ishte kryeminister dhe hiqej si i ndershem e I pakorruptuar na rezultoj se ne bangalore e Qipros kishte nja 5-6 milion euro....tani na shkund puplat si gjel i menderosur duke lehur si degjenerate politikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore