Komisioni hetimor i Shëndetësisë dëgjesë me ‘nismën Thurje’! Shabani: U abuzua me para publike, të zbardhet abuzimi

Tirane- Me tone të ashpra dhe përplasje verbale është shoqëruar seanca e sotme dëgjimore me përfaqësuesin e Nismës 'Thurje', Endrit Shabani në Komisionin Hetimor për Koncesionet e Check-Up dhe Sterilizimin.

Nisma Thurje, në cilësinë e paditëses në Prokurorinë e Posaçme të disa zyrtarëve të lartë për koncesionin e Sterilizimit tha se SPAK i vërtetoi akuzat e tyre se përmes kësaj skeme u vodhën paratë e publikut për interesa private.

“Kemi konstatuar se kontrata sillte dëm për buxhetin dhe për shoqërinë dhe kishte shkelje për aq informacion që ne kishim. Shteti nuk kishte para për ta bërë vetë, kishte para për t’ja dhënë koncesionit. Ky hetim tani po bëhet në SPAK. Dyshimet tona janë vërtetuar të drejta sepse ish-ministri tashmë është në burg. Ne i kemi kërkuar SPAK që të hetojë nga ministri Beqaj dhe gjithë subjektet e përfshira dhe për të gjitha pyetjet që kemi pasur kishim një përgjigje dhe nuk na takonte ne për ta dhënë përgjigjen, sepse ne nuk jemi prokuror” tha Shabani. 

Deklarata e Shabanit se koncesioni i sterilizimit ka treguar dështim të sistemit shëndetësor dhe se vende perëndimore nuk e kanë aplikuar dhënien me koncesion, shkaktoi debate të ashpra dhe ndërpreu disa herë mbledhjen.

Deputeti Ilir Metaj: Eshtë gënjeshtër

Endri Shabani:  Unë nuk e vazhdoj dëshminë pa më kërkuar ndjesë deputeti, paguhet me taksat e mia, nuk jam këtu para avokatëve të Ilir Beqajt.

Plarent Ndreca: Në tavolinën që je ti aty, nuk mund ti imponohesh askujt.

Albana Vokshi: Po Ushtron presion shantazhon dëshmitarin.

Endri Shabani: Është vepër penale të shantazhosh dëshmitarin, ndaj nuk e vazhdoj dëshminë pa më dhënë ndjesën

Hetimi parlamentar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për sterilizimin bëhet në të njëjtën kohë kur Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe gjykata i ka miratuar edhe masa sigurie për të akuzuarit, përfshirë edhe ish ministrin Ilir Beqaj.

Dosja e sterilizimit, e cila ishte padia e parë e dorëzuar në SPAK sapo institucioni u krijua, është dërguar për gjykim në GJKKO, e cila vendos pasi ish ministri Ilir Beqaj, nën akuzë për shpërdorim detyre, të njihet me aktet paraprake. Bashkë me të, nën masën detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit janë edhe 8 persona të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Ndreca përplaset me Shabanin: Jo për çdo dyshim mund të bëni kallëzime! Kreu i nismës 'Thurje': Janë vërtetuar nga SPAK

1720434501_plarentndreca.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është përplasur në komisionin e Ekonomisë me kreun e nismës 'Thurje' Endrit Shabani.

Ndreca i’u drejtua Shabanit duke e pyetur mbi njohuritë që ai ka mbi prokurimet publike, për mënyrën si funksionojnë nga ana juridike.

Ai tha se për të bërë një kallzim duhet një dokumentacion i caktuar.

 “Fakti që dyshoni për gjithçka s’ju jep të drejtë që të bëhen kallëzime, pasi duhet që të keni një bazë të caktuar dokumentacioni", tha ai.

Nga ana tjetër, Shabani tha se dyshimet që ata kanë pasur janë vërtetuar nga SPAK dhe se kallëzimi i bërë nuk është një kallzim i rremë.

Ai theksoi se është kërkuar që për dyshimet që kanë pasur të ketë një hetim nga ana e prokurorisë.  

“Ne kemi disa fakte dhe faktet janë kontrata, po ashtu kemi cituar në padi KLSH. Kostot që ka pasur në buxhetin e shtetit dhe mbi këto fakte kemi ngritur dyshime dhe e kemi lënë SPAK që të bëjë punën e vet. Dyshimet tona janë vërtetuar të drejta sepse ish-ministri tashmë është në burg. Ne i kemi kërkuar SPAK që të hetojë nga ministri Beqaj dhe gjithë subjektet e përfshira dhe për të gjitha pyetjet që kemi pasur kishim një përgjigje dhe nuk na takonte ne për ta dhënë përgjigjen, sepse ne nuk jemi prokuror. Nuk kemi të bëjmë me kallzim të rrem, por me indicie që të vendosin në punë prokurorinë. Ne kemi pasur dyshimet tona dhe i kemi kërkuar prokurorisë që të hetojë ”, tha ai.

 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së