Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, SPAK kërkoi rikithimin në qeli për ish deputetin.
Apeli i GJKKO do të vendosë më 9 nëntor nëse ish deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin.
Më 6 tetor, ish deputeti i PS, Alqi Bllako që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, u lirua nga qelia pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Gjykata mori parasysh se duhet të kujdeset për 3 fëmijët e mitur pasi gjendja e familjes së tij është e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.
C'jane keto budallalleqe qe bejne gjykatat tona?! Fute-nxirre,nxirre-fute,i torturuat psikologjikisht njerezit.Nese vendosni per njeren,ose tjetren me mire te keni nje justifimin aq te forte,sa te mos e luaj as topi.Nuk e di nese e kane fajin ligjet,njerezit e drejtesise,apo te akuzuarit,po keshtu nuk vazhdohet.Imagjinoheni veten sikur te keni qene ne burg,pastaj ne arrest shtepie dhe ju kerkojne te riktheheni prape ne burg.Mendoni se do t'ju pelqente? Askujt nuk i pelqen.Tani mendoni sikur te behet fjale per ndonje kriminel i akuzuar per krime me te renda.Mendoni se do te pranoje te rikthehet ne burg?Ka plot raste qe jane arratisur e s'kane lene gjurme,ose kane shkelur /arrest ne shtepi/dhe jane kapur nga policia.
PërgjigjuNe burg te kalbesh, maskara hajdut
Përgjigju