Afera me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Report Tv siguron vendimin e GJKKO-së, ja akuzat për Malltezin, Berishën e Bektashin

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësit Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e privatizmit të klubit 'Partizani'.

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është firmosur më 16 tetor nga prokurorja Enkeleda Millonai dhe vendimi në GJKKO është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka më datë 20 tetor. Policia ka kryer ekzekutimin e urdhërit të GJKKO-së një ditë më parë, më 21 tetor, kur edhe prangosi Jamarbër Malltezin në Rinas, si dhe u caktua masa detyrim paraqitje për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kallëzimi është bërë nga Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. 

Vendimi i GJKKO-së

1. Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues "arrest ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datelindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim per t'u paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N..

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VEREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedures Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policin gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashtë shteri" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pariv funksionareve te larte shteterore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korptioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 gërma "a" te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para nje kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka rregjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Vendimi i GJKKO-së 
Vendimi i GJKKO-së 

Çfarë parashikon Kodi Penal dhe dënimet

Sipas nenit 260 te Kodit Penal  Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Sipas nenit 287 të Kodit Penal, Pastrimi i Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet; këmbimit ose transferimit të pasurisë, fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;  kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim .


Lajmi kryesor:

Nuk firmosi njohjen me akuzat, SPAK zbarkon sot në shtëpinë e Berishës! Zbardhet edhe vendimi i GJKKO për Malltezin, Bektashin dhe ish-kryeministrin


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fadili: 23/10/2023 12:26

    Pse e zgjatni o njerëz?!!. Vendosni "DËNIMIN ME VDEKJE" për të gjithë të korruptuarit, hajdutët dhe kriminelët dhe çdo gjë rregullohet si me magji... Pastaj le të vjedhin e vrasin te degjeneruarit dhe plehrat... Burgime të përjetëshme me punë të detyruar në miniera e në vënde të rrezikshme dhe varje në litar e djegie të gjallë në sheshe e vënde publike e pastaj do të shihni se a do të ketë më të tilla monstruozitete e makabritete të papara...

    Përgjigju
  • Duam DREJtËSI!: 23/10/2023 12:18

    0 Të vendoset "DËNIMI ME VDEKJE" për të gjithë pa përjashtim që kanë abuzuar me pushtetin dhe që kanë vjedhur e grabitur e përfituar pasurinë publike e shtetërore si dhe atë private. Varje e djegie të gjallë për të gjithë të korruptuarit, vrasësit, hajdutët, kriminelët dhe maskarejtë. Ata të gjithë të zhduken e të bëhen pleh për bimët e grurin e thekrën nëpër ara.

    Përgjigju
  • Ismail: 22/10/2023 09:56

    Urimet me te mira per DREJTESINE!Uroj t'i shkojne ne themel krimeve te kryera nga SALI BERISHA dhe soji i tij sepse jane keto krime qe e lane vendin tone fukara.CILIDO qe ka vene dore ne djersen tone uroj qe te perfundoje ne burg.DENIM DHE KONFISKIM TE PASURISE TE VJEDHUR.Paste kemben e mbare qe t'i marre me vehte te gjithe.

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/10/2023 08:24

    Bravo,Bravo,Bravo me B te madhe!Me ne fund erdhi Ora e drejtesise! Bravo dhe Taulant Balles qe mori mundimin dhe shprehu dhedeshiren e ketij popullit te cilit Non Grata e familja e tij prej 30 vjetesh i ka vene shkelmin ne fyt dhe nuk e le te marre fryme ,kurse demokracine e brishte shqiptare e ka asfiksuar dhe paralizuar duke e minuar ate perdite e nga pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja