Nuk firmosi njohjen me akuzat, SPAK zbarkon sot në shtëpinë e Berishës! Zbardhet edhe vendimi i GJKKO për Malltezin, Bektashin dhe ish-kryeministrin

TIRANË- Një ditë pasi SPAK i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, sot brenda pallatit ku banon Sali Berisha, janë parë forca policie. Report Tv ka siguruar pamjet ku pranë shtëpisë së Berishës ndodhet një patrullë e forcave, Shqiponja dhe efektivët dalin nga pallati i ish-kryeministrit. Me herët ata u panë duke u futur brenda pallati dhe pas disa minutash zbritën sërish. Për ish kryeministrin Berisha nuk është dhënë një tjetër masë më e ashpër, siç është arresti me burg, për shkak të moshës, pasi është 79-vjeç.

Një natë më parë agjentët Gentian Ndoi dhe Elvis Doda i shkuan në seli ër t’i komunikuar masën dhe për t’i marrë pasaportën për të mos lëvizur jashtë vendit, por nuk u pritën nga vetë Berisha për t'i komunikuar masën e sigurisë, i cili nuk i firmosi akuzat. Kreu i Rithemelimit, i quajti mercenarë e refuzoi t’i takojë, ndërsa shtoi se po shkelet kushtetuta.

Report Tv ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësit Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e privatizmit të klubit 'Partizani'.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është firmosur më 16 tetor nga prokurorja Enkeleda Millonai dhe vendimi në GJKKO është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka më datë 20 tetor. Policia ka kryer ekzekutimin e urdhërit të GJKKO-së një ditë më parë, më 21 tetor, kur edhe prangosi Jamarbër Malltezin në Rinas, si dhe u caktua masa detyrim paraqitje për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kallëzimi është bërë nga Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. 

Ndërkohë po me urdhër të SPAK është arrestuar Jamarbër Malltezi (21 tetor), dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u prangos në aeroportin e Rinasit për aferën e privatizimit të ish- kompleksit Partizani. Dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Malltezi nën hetim për këtë çështje u arrestua gjatë kohës që po priste në Rinas bashkëshorten e tij Argita Berisha që kthehej nga Mynihu, ku kishte qenë tek vajza e sëmurë.

Ai është ndaluar jo nga policia kufitare, por nga agjentët që ekzekutuan urdhrin e lëshuar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka. Po ashtu SPAK ka lëshuar urdhër edhe për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit. 

Me urdhër të SPAK detyrim paraqitje edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash dhe korrupsion. Disa ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë çështje. 

Afera e kompleksit partizani ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës në vitet 2005-2009, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës. Ka qenë kjo aferë që ka ndikuar në shpalljen non grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për çfarë i akuzon SPAK
Jamarbër Malltezi
 – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron videon e arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Report TV siguron videon ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës në aeroportin e Rinasit.

Malltezi kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Siç shikohet në videon ekskluzive, tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në atë moment Malltezi, siç duket edhe në video, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

Dy nga policët e kanë kapur për krahu Malltezin, i cili bënë ecje të sforcuar, duke shkundur këmbët dhe krahët.

Në pamje të parë duket sikur Malltezit ia kanë vënë prangat në vend, por në të vërtetë ata e kanë marrë dhe futur në makinë, dhe e dërguan tek Blloku I Sigurisë

Ora 08:07
Afera me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Report Tv siguron vendimin e GJKKO-së, ja akuzat për Malltezin, Berishën e Bektashin

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësit Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e privatizmit të klubit 'Partizani'.

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është firmosur më 16 tetor nga prokurorja Enkeleda Millonai dhe vendimi në GJKKO është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka më datë 20 tetor. Policia ka kryer ekzekutimin e urdhërit të GJKKO-së një ditë më parë, më 21 tetor, kur edhe prangosi Jamarbër Malltezin në Rinas, si dhe u caktua masa detyrim paraqitje për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kallëzimi është bërë nga Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. 

Vendimi i GJKKO-së

1. Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues "arrest ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datelindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim per t'u paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N..

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VEREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedures Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policin gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashtë shteri" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pariv funksionareve te larte shteterore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korptioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 gërma "a" te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para nje kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka rregjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Vendimi i GJKKO-së 
Vendimi i GJKKO-së 

Çfarë parashikon Kodi Penal dhe dënimet

Sipas nenit 260 te Kodit Penal  Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Sipas nenit 287 të Kodit Penal, Pastrimi i Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet; këmbimit ose transferimit të pasurisë, fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;  kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim .

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DREJTËSI: 23/10/2023 11:50

    Ky plakaruqi i shpifur sb, një vemje e ndyrë, super maskara dhe i poshtër, DUHET djegur i gjallë në mes të sheshit në qëndër të Tiranës sëbashku me të gjithë soj sorrollopin e tij!

    Përgjigju
  • kliti: 23/10/2023 03:45

    ke te drejte o prap,,po e arrestoi bwrishen edhe mua ma mori voten,,por se besoj se e arreston..i duhet saliu per te marre votat ne 2025...

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/10/2023 14:12

    Jam Sali Berisha unè, o budallenj, klithte para ca kohèsh. Edhe ai tjetri, ai "GIMI MÈ THA MUA" nè zyrèn e Dritan Priftit, klithte, UNÈ JAM....... A e dini çfarè janè? Janè ORDINERÈ, VRASÈS DHE HAJDUTÈ. Edhe aty ku kanè lindur, nuk i do njeri. Po nuk e shoqèrojè gjysma e ushtrisè, Saliu i Hysni Kapos, nuk mbijeton as 24 orè nè Tropojè. Nga varret do çohen Haklajt, pèr ti treguar vèndin. Ai tjetri, kurrè nuk fiton njè votè, as nè oborrin e shtèpisè ku u lind. Ka shtruar dikush pyetjen se pèrse kjo dukuri? Sepse odinerèt, nuk i do askush. Prisni edhe ca javè, do shohèm teatèr me kèta "tè fortè" qè gjoja nuk njohin policinè e shtetit. Edhe Edi Qimja,,,herèt a vonè,,,fatin e tyre ka, pa as mè tè voglèn mèdyshje. I bashkon gjèja e vjedhur kèta. Apo vèrtetè beson dikush se tè gjithè ministrat e Ramès qènkeshin hajdutè,,,vetèm bojaxhiu jo? Pika qè su bie. Janè paratè e shqiptarève, qè nuk ushqejnè dot familjet e tyre, ndaj ikin nga ky vènd. Para se tè ikin, shohin vilat e Surrelit dhe tè Gjirit tè Lalzit, ndèrtuar me "djersèn e ballit" tè Monikès.!!!

    Përgjigju
  • Prap...!?: 22/10/2023 10:13

    Ah Edi, Edi ç'ma more prap votën

    Përgjigju
  • Beni: 22/10/2023 10:08

    Ore policat bejne punen por nje gje me ben pershtypje, vene policat tek ish kryeministri me veshje si barbona, ku i kane kapelet ata ordinera polic

    Përgjigju
    • Albani: 22/10/2023 11:23

      Nuk i kane sku nshpi kta. Jane te tjer ata qe i kan shku .... Kta jane roje posht pallatit....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja