Tiranë- Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim mase sigurie dhe e lë në arrest shtëpiak.
Afera me privatizimin e kompleksit kishte sot (14 prill) seancën e radhës, teksa pasi dëgjoi pretendimet, gjykata la në fuqi masën.
Dhëndri i Sali Berishës, edhe ky i pandehur për këtë dosje për korrupsion, por me masën detyrim paraqitjeje, kërkoi për të disatën herë ndryshimin e masës shtrënguese.
Malltezi ishte lënë për herë të fundit në këtë masë më 24 janar të këtij viti, teksa iu rrëzua për të disatën herë kërkesa për ndryhsim mase. Në muajin mars Malltezi bëri kërkesë për revokim të kësaj mase në Apelin e GJKKO-së.
Ndërkohë që ditën e nesërme (15 prill) do të mbahet edhe seanca paraprake e shtyrë nga java e kaluar për mungesën e një prej avokatëve, ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerëve.
Kjo seancë po thyen çdo rekord juridik dhe ligjor për një proces paraprak, pas taktikave të përsëritura të zvarritjeve me procedurë.
Komente

