Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk heqin dorë nga kërkesa për revokim të masave “arrest në shtëpi”. Të njëjtën kërkesë ata e paraqiten edhe në seancën e kësaj radhe ku u njohën me hetimet dy mujore, ndërsa gjykata do të shprehet ne 30 korri. Berisha kesaj here përfaqësohej nga avokatja Klodian Gjyzari e cila mbrojti edhe Fredi Belerin.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 30 korrik vendimin nëse do të pranojë apo jo kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, që kërkojnë revokim të masës “arrest në shtëpi”.

Në seancën e kësaj të premteje  ish kryeministri  Berisha kishte ndruar mbrojtës dhe përfaqësohej  nga avokatja  Klodiana Gjyzari, e cila më herët ish kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin. Ndërkohë mungonte avokati Genc Gjokutaj.  Prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja paraqiten rezultatet dy mujore të hetimeve, ku nga avokatët për disa akte u kërkua papërdorshmëria dhe pavlefshmëria e tyre.

Ndërsa në lidhje me kërkesën e avokatëve një seancë me parë për ti marrë falas fashikujt hetimor, edhe SPAK edhe GJJKO pranuan qe meteriali ,tu vihej në dipozicion në mënyrë elektronike .

Edhe në ketë seancë spak kërkoi vijimin e masës arrest shtepie si për Berishen ashtu edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, deri në përfundim të hetimeve. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.