‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, shtyhet seanca në GJKKO! Avokatët sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

TIRANË- Seanca për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi u shty për në 12 mars ora 15:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t'u njohur me informacionin e depozituar gjatë 2 muajve dhe ecurinë e hetimeve nga ana e SPAK.

 Edhe në këtë seancë, si në disa të tjera të kaluara, mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Avokati Genc Gjokutaj tha se gjyqtarja Gjoka ka bërë shkleje të rëndë duke u dhënë më mediave vendimin për kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja.

“Ajo që më bëri përshtypje është se ishte i njëjti format njoftimi për Berishën, herën tjetër e shtyu, sot e vijoi duke pasur të njëjtin informacion. Kërkesa e parë ishte përjashtimi i Gjokës, një nga arsyet është nxjerrja e vendimit për dhënien e lejes së Berishës për Kuvend, dhënia e këtij vendimi mediave para se mbrojtja të njihej me vendimin. Kërkuam dhe do kërkojmë që të hetohet deri në një, se dalja e akteve ep procedurale para se tu jepet palëve përbën shkelje të rëndë. Kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën për pjesëmarrjen e mediave, ne kemi kërkuar të jenë prezent për transparence. E ka refuzuar se nuk i do në sallë gazetarët, pro komunikon prapa kuintave me ta”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj tha se mbrojtja ka dorëzuar po ashtu një akt ekspertimi kontabël, që sipas tij tregon se nuk ka gjetje as për pastrim parash dhe as për korrupsion, ashtu siç pretendon Prokuroria.

“Më datë 15 e lamë për t'u shqyrtuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kemi dorëzuar akt ekspertime kontabël që shpjegon historinë e zotit Jamarbër Malltezi. Janë të shpjeguara në kohë dhe të gjitha lëvizjet monetare. I jep përgjigje dhe bashkëpunimit me zotin Berisha siç pretendon SPAK. Kjo është një çështje sa absurde, por ndonjëherë do më shumë kohë. Duam të provojmë që procedura ka qenë në rregull, nuk ka pastrim dhe as element korruptiv. Shtyrja e sotme ishte rrjedhojë logjike e kërkesës sonë për përjashtimin”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Seanca tjetër ku do të kërkohet edhe njëherë revokimi i masës së sigurisë për të dy palët, do të mbahet të Martën  në orën 15:00. Ndërsa gjatë kësaj kohe do të shqyrtohet edhe kërkesa e radhës  për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Shtyrja e seancës, GJKKO zbulon përballjen e Berishës me oficerët e policisë gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeminisrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Sipas GJKKO, ish-kryeministri ka refuzuar sërish të firmosë fletëthirrjen dhe u ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore se nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.

NJOFTIMI

Sot në datë 08.03.2024, ditë e Premte, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen  në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket:

KËRKUES: Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, dtl.15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr.personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

KËRKUES: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, përfaqësuar nga av.Antoneta Sevdari dhe av.Klodjan Skënderaj.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishin paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha dhe kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi" kishte refuzuar sërisht të firmosë fletëthirrjen, por duke shprehur verbalisht që nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë por do të përfaqësohet nga avokatët e tij, dokumentuar nëpërmjet raportit të shërbimit të policisë gjyqësore. Po kështu, edhe për kërkuesin/të hetuarin Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi", rezultoi e dokumentuar dijenia e tij për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, ku në fletëthirrjen respektive të firmosur nga ana e tij ka shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë personalisht në gjykim, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit.

Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i kërkuesëve/të hetuarve lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushtet e  masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi" ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesëve/personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtyre të fundit nga ana e avokatëve respektivë. 

Nga ana e mbrojtësve të kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik, gjyqtares Irena Gjoka (kompetente për shqyrtimin e së cilës është gjyqtari i gatshëm). 

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, palët parashtruan kërkesat objekt gjykimi: Mbrojtësit parashtruan kërkesat për revokimin e masës së sigurimit dhe prokuroria depozitoi informacionin me shkrim dhe provat në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale. Mbrojtësit kërkuan kohë për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 12.03.2024, ditë e martë, ora 15.00, për t’i dhënë kohë mbrojtësve për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë, si dhe njëherazi kjo kohë do të shërbejë edhe për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues monokratik.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 08/03/2024 19:48

    Me kete avokat delirant, ish prokurori qe denoi Nexhmijen per kafe, Sali Qameti me Abi profesorin e kane te sigurte burgun.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 08/03/2024 19:17

    Sali Bajga me gjith dhëndrin e tij karagjoz Jamarbër Malltezi në mënyr urgjente duhen çuar në burg. E mbas dënimit të merituar të ktyre dy monstrave të vazhdohet me kompanin Like floriri.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 08/03/2024 08:48

    GJKKO të lëri në arrest shtëpie NON GRATËN & të kthehesh në burg Mslltezin me mbi 30 prona. Të shpejtohet Gjyqi dhe tu SEKUESTROHET PASUARIA HAJDUTVE.Në të kundërt SPAK+GJKKO të shkrihen,pasi del kundër SHBA që ka futur në listën e ZEZË Sb për Korrupsion madhor Dhunim të demokracisë,Shpërfillës të drejtësisë dhe Shpifs me retorikë helmuese Kombëtare e nd/Kombëtare,etj me mbi 101 krime të bëra nga 1992-2021..për vjedhje e Vrasje..Si në 21 janar,Gërdec,etj,që SPAK po zvarrit dosjet e krimit nga frika e S.Berishës rrezik Kombëtar si President e KM në 13 vite dëmsjellës më shumë se Nazifashizmi në L2B.

    Përgjigju
    • Besi: 08/03/2024 13:41

      qe njeri nga te 3 duhet kthyer ne burg e dikton edhe kodi penal te pakten sa kohe te behen hetime aktive nga prokuroria ti leme denglat e gjokutajt qe na paraqitet si tutor drejtesie

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille