Shtyrja e seancës, GJKKO zbulon përballjen e Berishës me oficerët e policisë gjyqësore

Shtyrja e seancës, GJKKO zbulon përballjen e Berishës me oficerët e policisë gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeminisrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Sipas GJKKO, ish-kryeministri ka refuzuar sërish të firmosë fletëthirrjen dhe u ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore se nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.

NJOFTIMI

Sot në datë 08.03.2024, ditë e Premte, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen  në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket:

KËRKUES: Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, dtl.15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr.personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

KËRKUES: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, përfaqësuar nga av.Antoneta Sevdari dhe av.Klodjan Skënderaj.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishin paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha dhe kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi" kishte refuzuar sërisht të firmosë fletëthirrjen, por duke shprehur verbalisht që nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë por do të përfaqësohet nga avokatët e tij, dokumentuar nëpërmjet raportit të shërbimit të policisë gjyqësore. Po kështu, edhe për kërkuesin/të hetuarin Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi", rezultoi e dokumentuar dijenia e tij për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, ku në fletëthirrjen respektive të firmosur nga ana e tij ka shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë personalisht në gjykim, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit.

Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i kërkuesëve/të hetuarve lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushtet e  masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi" ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesëve/personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtyre të fundit nga ana e avokatëve respektivë. 

Nga ana e mbrojtësve të kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik, gjyqtares Irena Gjoka (kompetente për shqyrtimin e së cilës është gjyqtari i gatshëm). 

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, palët parashtruan kërkesat objekt gjykimi: Mbrojtësit parashtruan kërkesat për revokimin e masës së sigurimit dhe prokuroria depozitoi informacionin me shkrim dhe provat në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale. Mbrojtësit kërkuan kohë për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 12.03.2024, ditë e martë, ora 15.00, për t’i dhënë kohë mbrojtësve për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë, si dhe njëherazi kjo kohë do të shërbejë edhe për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues monokratik.


Lajmi kryesor:

‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, shtyhet seanca në GJKKO! Avokatët sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille