TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i është bindur vendimit të GJKKO dhe ditën e sotme nuk është paraqitur në SPAK për masën e sigurimit ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për çështjen e privatizimit të Partizanit. Avokati Arbër Hoxhaj shpjegoi në Report Tv se çfarë ndodh nëse Berisha refuzon sërish të zbatojë vendimin e gjykatës.
I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, avokati thotë se Berisha po e shkel në mënyrë absurde vendimin e Gjykatës, pasi ndonëse e ka apeluar vendimin duhet të zbatojë masën detyrim paraqitetje deri në një vendim të formës së prerë.
“Vendimi i Gjykatës është i ekzekutueshëm pavarësisht të drejtës që ka personi ndaj të cilit është caktuar masë shtrënguese. Shkelja vetëm njëherë për shkak të disa shkaqeve të përligjura që mund të jenë raste fatkeqësish natyrore, sëmundje, apo diçka tjetër që lidhet me familjen. Në rastin konkret, në mënyrën më absurde nuk njeh vendimin e gjykatës duke pretenduar për shkelje ligjore kushtetuese. Çdo shkelje ankohet dhe më pas është gjykata më e lartë që cakton”, u shpreh avokati Hoxha në Report Tv.
Hoxha tha se nëse Berisha nuk paraqitet dy ose më shumë herë, SPAK i lind e drejta që të kërkojë një masë më të rreptë, si ajo ‘arrest shtëpie’, por së pari do t’i duhet autorizim nga Kuvendi.
“Nëse ky detyrim është i përsëritur. Nëse nuk shkon dy apo më shumë herë, prokurorit të çështjes i lind e drejta të kërkojnë që të marrin autorizim nga Kuvendi për të ndryshuar masën e sigurimit nga detyrim paraqitje në një masë sigurimi më të rëndë që është ajo e arrestit me shtëpi. Arresti me burg mund të duket e tepruar nga ana e gjykatës. S’ka vendimmarrje nga apeli. Detyrimi për tu paraqitur duhet të ekzekutohet”, tha Hoxha.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30