Afera ‘Partizani’, Klosi për Report Tv: Koha që Berisha të japë llogari para drejtësisë, ra miti i paprekshmërisë

TIRANË- Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Klosi thotë se ka ardhur koha që Berisha të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari për këtë aferë. I ftuar në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Klosi thotë se Berisha duhej të kishte dalë para drejtësisë që në vitet ’97. E përveç këtyr, Klosi shton se Berisha shpëtoi edhe nga 4 vrasjet në Bulevard që sipas tijishin të programuara.

“Tani po vjen një moment i veçantë. Ai duhet të hapë llogari të paktën për këtë rast. Nuk dha llogari për ‘97 vrau njerëz, dha urdhër të apën depot e armëve, shkatërroi policë, ushtrinë. Që atëherë mbi të duhej të ushtrohej drejtësia. Asgjë gjemb nuk i hyri. E ka merituar shumë herë të jepte llogari dhe s’ka pësuar asgjë. U vranë 4 vetë në bulevard. Ato ishin vrasje të programuara, nuk ishin për të ruajtur godinën. U qëllua mbi ta se ishte programuar vrasja që ai të tregonte se ai zot në këtë vend.

Me hetimin që ka nisur ndaj Berishës, si edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, Klosi thotë se ka rënë miti i të paprekshmit, pasi kjo tregoi se prokurorët kanë guxim të prekin edhe Berishën.

“Një nga të paprekshmit ishte Berisha. Ka që nga ‘91, ka 32 vjet në pushtet e kam quajtur. Sa herë merreshin vendime të rëndësishëm kishim parasysh Berisha se ca qëndrim do mbajë, se kishte pas vetes një grup militantësh që bënin sherre.

Kishte dijeni. Është i pari që doli deklaroi se kush e bëri vrasjen. Ai bëri një deklaratë. Gaboi, se tregoi që e dinte se Azemi do vritej, ishte në valle. Dhe në plot raste të tjera. Në këshillin e sigurimit që atëherë kishte edhe atribute ekzekutiv, siç është sot konsultativ, flasin edhe ikin. Atëherë merreshin vendime”, tha Klosi.

Ish-kreu i SHISH u shpreh se mbështetja e Berishës nga zgjedhjet në zgjedhje po bie.

“Unë them jo. S’mund të bëjë më gjë. Ka dy vite që ka nisur foltoren dhe thotë do ta përmbysim dhe e pamë. Ka akoma njerëz, por një gjë është e sigurt nga zgjedhjet në zgjedhje po duket që ky numër po zvogëlohet. Erdhi koha të japë llogari, problemi më i madh që shoh në këtë çështje se po hetohet Berisha për bëmat e veta. Shpresoj që ky të jetë hapi i parë shumë i madh që sistemi i pandëshkueshmërisë nuk ekziston më”, vijoi Klosi.  

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 26/10/2023 08:10

    Jo vetem Berisha por edhe ata qe e mbronin te burgosen ne burgjet e Enver Hoxhes dhe vet ti paguajn shpenzimet dhe jo taksat e popullit,por ma mire dote ishte te mbaronte me te gjith si Caushesku.

    Përgjigju
  • Fatosi: 26/10/2023 07:02

    Genjeshtren e kane profesion kryesor sot. Berisha duhet te kishte dhene apo jape llogari per minimin e demokracise ne bashkepunim dhe me nxitje te SHBAve ne 90. Qe e mesuan si te leftoje "komunizmin" madje me ligj! Te kishte dhene apo jape llogari per mefshtesine ndaj qeverise Meksi qe per vetem 4 vite coi vendin ne kolaps dhe vjedhje piramidale. Dhe per degjenerimin e shtetit perballe aktivitetit kriminalo-politik nen masken Imami-Gjinushi. Te jape llogari per deshtimin ne ngjarjet e 21 Janarit qe per idiotesi u ngul ne zyre duke jetesuar operacionin kriminal te dhunes se maskarenjeve Rama-Doshi. Si ore mos jape llogari! Po ky fare Klosi do jape llogari per apartamentin qe perfitoi si "kolateral" nga firma per ndertim.... Saliu te jape llogari, posi!

    Përgjigju
  • Populli: 25/10/2023 23:17

    Ti ke qene kembana e pare e alarmit.. Bravo qe nuk tu tremb syri kurre perballe psikopatit qe mori ne qafe nje komb..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë