TIRANË- TIRANË- Për të tretën herë radhazi, ish-kryeministri Sali Berisha shkel vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe refuzon të paraqitet në SPAK. Në kohën kur ai duhej të ishte para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, në zbatim të masës ;detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, Berisha u strehua sërish në Kuvend, ndërsa vijoi me skenarin e kaosit bashkë me mbështetësit e tij. 

18 dhjetori është data e radhës në të cilën gjykata ka urdhëruar paraqitjen e Berishës në prokurori. Ish-kryeministri po hetohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, me privatizimin e kompleksit Partizani. Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës të hënën e parë dhe të tretë të majit nëntor, duke krijuar precedentin ligjor që i jep SPAK mundësinë të kërkojë ashpërsimin e masës, diçka që nuk ka ndodhur deri tani.

Ndërkohë, ndryshe nga ai, biznesmeni i ndërtimit Fatmir Bektashi, u paraqit për herë të tretë duke zbatuar vendimin e GJKKO. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në përfitimin e 5.4 milionë euro nga kullat e ndërtuara pas privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Dhëndri i ish kryeministrit akuzohet për korrupsion aktiv e pastrim parash. Pas arrestimit më 21 tetor në Rinas, ai po hetohet aktualisht në arrest shtëpie. Ishte gjytarja në konflikt interesi, Ilirjana Olldashi që mori vendimin, ndërsa liroi nga paraburgimi dhëndrin Jamarbër Malltezi. SPAK do e vijojë betejën e ligjore për të  kthyer në burg Jamarbër Malltezin, pasi i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Afera ‘Partizani’/ Bektashi paraqitet në SPAK për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’

Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK, për masën detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit që janë vendisur ndaj tij për çështjen Partizani.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në përfitimin e 5.4 milionë euro nga kullat e ndërtuara pas privatizimit të ish-kompleksit Partizani.