TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët. Shkak u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe e Vasilika Hysit që mbrojnë Fatmir Bektashi dhe dy kompanitë. Seanca e radhës u shty për në datë 10 dhjetor, ora 12:30. Në seancën e sotme ishte i pranishëm Malltezi dhe Xhimi Begeja.
Në seancën e kaluar, GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe në prova. Bëhet fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka, e cila prej kohësh është nën sulmet e ish-kryeministrit Berisha.
Një tjetër kërkesë që rrëzoi GJKKO ishte edhe ajo e kompanisë Kontakt, e cila kërkonte gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Komente













Kjo eshte GJKKO e Erjon Banit dhe Elsa Ullirit. Keta jo vetem qe do ta shtyjne gjyqin ne pafundesi por edhe sikur te japin vendim do ta nxjerrin Berishen e dhendrin te pafajshem e do ju paguajne demshperblim me taksat e shqiptareve.Pra kjo eshte drejtesia e re qe Rama mburret cdo dite se eshte merite e tij.
PërgjigjuO shqiptar shikoni Gjkko se si tallet me gjykimin shikoni se çfar teatēr tē flliqur bējn kjo organizat Terroriste se kshu mund ta quasi se drejtēsi se quan dot kurrrrr.
PërgjigjuFilloi avazi tërhiq e mos e këput deri sa të mbaroj afati dhe të dalin pa lagur...
Përgjigju