Afera Partizani, GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Dosja 160 mijë faqe! Ja pse mungoi Berisha! Më 25 nëntor vendoset nëse kalon për gjykim

TIRANË- Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes me plot 160 mijë faqe të aferës ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të merret më 25 nëntor. Vendimi për shtyrjen me 1 muaj u mor sot (24 tetor 2024) nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila pranoi kërkesën e mbrojtjes, për shkak se 24 tetori ishte caktuar para 10-ditëshit që mbrojtja ka në dispozicion për njohjen e akteve.

“Seanca është caktuar para dhjetë ditëshit, por janë 160 mijë faqe. Ne i kemi marrë aktet, sepse s’duhet vetëm lexim, por edhe konsultim, sepse aty ka edhe ujëra materiale. Ne do kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja e çështjes mbetet në vijim nga palët”, tha avokati Genc Gjokutaj, i cili tregoi pse mungoi Berisha. 

Sali Berisha, nën akuzë për korrupsion pasiv, vendosi të mos jetë vetë i pranishëm në seancën paraprake për dosjen ‘Partizani’, në Gjykatën e Posaçme, por të përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, i rikthyer në detyrë 5 muaj pas dhunimin barbar në zonën e ish-Bllokut.

5 minuta me vonesë, erdhi edhe Fatmir Bektashi, i vetmi nga 5 të akuzuarit që zgjodhi të paraqitej në GJKKO. Mungoi edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, Xhimi Begeja e Andia Pustina.

Jamarbër Malltezi  akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash. Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa  Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.

Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, dhe "pastrim parash"
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për "pastrim Parash"
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

Ne rreth gjyqtarja Flojera Davidhi, foto arkive, gjatë një takimi me Yuri Kim, ish ambasadoren e SHBA-se në Shqipëri 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Shtyrja e seancës për aferën ‘Partizani’, Gjokutaj: Janë 160 mijë faqe materiale, do kërkojmë pushimin e çështjes! S’ishte e nevojshme që Berisha të jetë prezent

Teksa u njoftua shtyrja e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, nën arrest shtëpie prej një viti për dosjen e aferës “Partizani”, si dhe dhëndrin e tij, dy biznesmenët dhe financieren, për më 25 nëntor, ora 12:00, i pari që foli pas daljes nga seanca te GJKKO, ishte avokati Genc Gjokutaj.

Ai pohoi se seanca u shty dhe më tej do vendoset nëse do kalojë për gjykim themeli, kurse dosja sipas tij ka 160 mijë faqe (më voluminozja deri tani). Gjokutaj theksoi se do vijojë të kërkojë pushimin e çështjes si të pabazuar në prova dhe lirimin e Berishës nga arresti shtëpia.

Teksa sqaroi se prezenca e ish-kryeministrit nuk ishte e nevojshme, pasi ishte një veprim thjesht procedurial, por shtoi se Berisha do të vijë në Gjykatë sa herë që të vlerësohet e nevojshme.

“Do ta çmojmë dhe kur ta konkludojmë dhe do e themi. E kemi në konsiderate revokimin e masës së sigurisë dhe do kërkojmë pushimin e çështjes.

Zoti Berisha nuk është e nevojshme të paraqitet. Në seancat proceduriale prezenca e tij s’është e nevojshme. Por sigurisht në seancë kur do jetë e nevojshme prezenca do të çmohet nga ai dhe ne, sepse ai do jetë pjesë e procesit në vijim.

Sigurisht kemi tagrin ta përfaqësojmë në mungesë. U çel procedimi gjyqësor procedura është në rregull. Nëse do, është firmosur majtas apo djathtas, nuk të ndihmoj dot. Seanca është caktuar para dhjetë ditëshit, por janë 160 mijë faqe. Ne i kemi marrë aktet, sepse s’duhet vetëm lexim, por edhe konsultim, sepse aty ka edhe ujëra materiale. Ne do kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja e çështjes mbetet në vijim nga palët", tha Gjokutaj. 

Ora 11:57
U dhunua dhe qëndroi 16 ditë në koma për një gjyq për pronën, avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës! Shkon në GJKKO për të mbrojtur Berishën (VIDEO)

Avokati Sokol Mëngjesi i është rikthyer jetës së tij profesionale. Mesditën e sotme ai u paraqit në GJKKO për të mbrojtur klientin e tij, ish kryeministrin Sali Berisha në seancën e sotme paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të rikthehet në SPAK.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut, ku si pasojë e dhunës së ushtruar qëndroi në koma për disa ditë. Më pas u dërgua për trajtimin mjekësor në një nga spitalet e Athinës ku dhe u zgjua nga koma pas 16 ditëve

Shkak ishte një gjyq për çështje prone. 

Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua,pranoi se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Tre agresorët e tjerë Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, janë në kërkim.

Ndërsa sot Sokol Mëngjesi është paraqitur në GJKKO për të mbrojtur Berishën, një ndër klientët e tij. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • coli: 25/10/2024 08:28

    te bashkohet META ME BERISHEN NE GKTKIM,,,,SEPSE TE DY BASHKE KANE VJEDHUR E VRARE SHQIPTARET....POR EDHE RAMES DUHET TI NISET HETMI QYSH NGA BASHKIA E TIRANES...

    Përgjigju
  • Çun_Tirone: 24/10/2024 15:04

    Genc Gjokutaj. Avokati I krimit. I turperove si fis Gjokutajt, o Duçe.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 24/10/2024 12:14

    Sali mbylle deren nga brenda me celes,dhe kur ti bjeri Policia deres,keputi nje nga ato perlat e tuja ; Mos i bin kot se nuk jam ne Shpi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty